GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i kafeve të Belindës denoncohet në KPP, çdo muaj porosit bustina

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi i kafeve të Belindës denoncohet në KPP, çdo muaj porosit bustina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku edhe kafen e merr me tender nga lekët e shtetit. Ndërsa Kuvendit po i del flaka dhe Buxheti për vitin 2024 kalon përmes tymit të opozitës, Balluku nuk trazohet fare. Ministrja ulet në kolltuk dhe pret t’i sjellin kafenë.

Kaq shumë konsumon Belinda dhe stafi i saj, sa i duhet të bëjë disa tendera brenda vitit vetëm për këtë mall. Në korrik të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës ka hapur procedurat për tenderin me objekt “Blerje Kafeje”.  Procedurat janë “zvarritur” dhe më datë 10 nëntor 2023 Balluku ka shpallur fituesin.

Mirëpo dikush kërkon transparencë për tenderin e kafesë. Më datë 16 nëntor 2023, është dërguar një ankesë në Komisionin e Prokurimeve Publike. Mësojmë se tenderi jap vlerën 770 mijë lekë. Kaq shujë kafe konsumoka Belinda?! Ankesa është bërë nga Bibë Pjetërgjoka dhe nuk dihet saktësisht se çfarë përmban kërkesa pasi KPP e mban të fshehtë dokumentin. Edhe pse rregullin e kërkon ankesa të bëhet transparente me të dhënat kryesore në faqen zyrtare të KPP, nga frika se mos shqetësohet  Belinda, nuk e kanë ngarkuar dokumentin.

 

Megjithëse po flasim për tender me vlerë të vogël, nuk është çudi që ministrja të ketë marrë ndonjë vendim arrogant me shkelje.

Ndërkohë, vlen të përmendim se në muajin shkurt të këtij viti, Balluku e ka mbyllur prokurime për blerje kafeje, por si duket i paska mbaruar furnizimi. Në atë kohë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë firmosi dy tenderë me objekt blerje kafe dhe ujë natyral.

Sipas të dhënave të dokumenteve në Agjencinë e Prokurimeve, në këtë rast janë shpenzuar 1.24 milionë lekë për blerje kafeje  dhe 1.1 milionë lekë për ujin. Në atë tender nuk përcaktohej afati, sepse nuk dihet saktë sa kafe në ditë pi Balluku dhe stafi i saj.

Ky avazi kafeve është çdo vit. Edhe në 2022 rezulton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpenzuar 8.8 milionë lekë për kafe dhe ujë. Ky mall blihet vetëm për Ballukun dhe stafin e saj, sepse në raste takimesh apo aktivitetesh zyrtare, ministrja hap tender tjetër për katering.

Duke pasur parasysh tenderët dhe koncesionet qindra milionë Euro që kalon nëpër duar ministrja Balluku, ju duket çudi që ajo të bëjë edhe abuzime të vockla si ky me kafetë. Por edhe gjëmbi i ferrës të shpon! Duke ditur trashëgiminë e saj (si familje e ish- Bllokut të Udhëheqjes) i kujtojmë të bëjë kujdes se edhe Nexhmije Hoxha për kafetë shkoi në burg!

Lexo edhe: Përplasje mes “rilindësve”. Milot-Balldre, Balluku i shton një Arbitrazh tjetër Shqipërisë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.      

Etiketa: abuzimankeseblerje kafeKPPtender

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Sali Berisha nuk shkon në seancë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis