GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gucati në Hagë: Prokurorët e Gjykatës Speciale kanë bashkëpunuar me serbë

12:20 - 07/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Gucati në Hagë: Prokurorët e Gjykatës Speciale kanë bashkëpunuar me serbë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hysni Gucati gjatë dëshmisë së tij para trupës gjykuese të Gjykatës Speciale në Hagë ka bërë disa deklarata të forta. Gucati ka pretenduar se nga Gjykata e Hagës ka pasur rrjedhje të informacionit, ndaj ai ka mundur të sigurojë disa dokumentacione.

“Ne e kemi parë dokumentacionin, por nuk i kemi besuar vetvetes se ai dokumentacion mund të rrjedh nga Gjykata Speciale”, ka thënë ai.

Kreu i OVL-UÇK-së deklaroi se në ato dokumente që ai kishte siguruar, ka vënë re emra të prokurorëve të Gjykatës Speciale që bashkëpunojnë me Gjykatën Serbe.

“Ato dokumentacione ne nuk i kemi kontrolluar të gjitha një nga një. Diku 7-8 faqe deri në 12 i ka kontrolluar . Kam vënë re emra të prokurorëve të Gjykatës Speciale dhe bashkëpunimin e tyre me gjykatën serbe. I kam vënë re”, ka thënë më tutje Gucati.

Gucati deklaroi se i ka parë që dokumentet janë të serbëve, por se nuk i kujtohet logoja qe kanë pasur ato dokumente, pasi siç ai shprehet i ka interesuar më shumë të dijë se kush janë bashkëpunëtorët serbë.

“Dokumentet kanë qenë të serbëve. Te jem i sinqertë logoja cila ka qenë. Mund të jetë por mua nuk më kujtohet. Mu më ka interesuar më shumë bashkëpunëtorët që kanë bashkëpunuar me të. Numri rendor ose protokolli nuk më ka interesuar që ta shikojë”, tha ai.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit (“z. Gucati”) dhe Nasim Haradinajt (“z. Haradinaj”), për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. 

Etiketa: GucatiHageKosovekrime lufte

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
“Intervista ishte në arabisht”, Kopp komenton deklaratat e Salah

“Intervista ishte në arabisht”, Kopp komenton deklaratat e Salah

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com