GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paloka: Ja si rrëzohet Edi Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paloka-Ramës: Do hysh në histori si këlysh i Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Edi Paloka i ka drejtuar një thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta për rrëzimin e Edi Ramës, ndërsa tha se greva e urisë ishte një opsion për sensibilimin e qytetarëve.

Në një intervistë për News24, Paloka tha se tashmë është koha që të veprohet për të arritur qëllimin, atë të rrëzimit të Edi Ramës nga qeveria, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta. Paloka tha se Garda po shkel ligjin duke hyrë në Kuvend pa arsye dhe duke ushtruar kontrolle ndaj deputetëve.

“Ishte bllokuar nga garda edhe podiumi. Kjo është një shkelje skandaloze e ligjit. Kemi kaq kohë që garda hyn në sallë dhe bllokon deputetët pa nisur akoma seanca.

Garda mund të ndërhyjë kur i vihet flaka Kuvendit, sigurisht siç ndërhyri dhe u lejua edhe nga ne.

Çfarë ndodhi më parë? Na kontrolluan edhe fizikisht, disa deputetëve janë hequr dhe rripat e pantallonave. E gjithë kjo se do vinte të fliste Rama, për t’i krijuar mundësi atij që të shante opozitën. U kontrolluan dhe çantat grave dhe e patë sa efekt kishin. Flaka dje ishte simbolike.

Sot jemi në rrugën e duhur si opozitë, jo për të ndaluar vjedhjen e tyre, se nuk e ndalojmë dot po nuk u çuan shqiptarët…

Nëse mazhoranca pranon të drejtat tonë kushtetuese, sjellja jonë do jetë ndryshe. Por shqiptarët duhet të dalin, vetëm protestat dhe rrëzimi i kësaj qeveria do të sjell ndryshimin në Shqipëri.

Për grevën e urisë, është përmendur dhe është propozuar, por unë nuk jam ndonjë tifoz i madh. Nuk jam as kundër, jam tifoz për të bërë gjithçka, por duhet të përcaktojmë një qëllim dhe vullnet për të arritur. Nëse i kemi këto të dyja… ne sot kemi një qëllim. Sigurisht edhe greva ka synim sensibilizimin, se nuk është se do rrëzosh qeverinë. Sensibilizimi mendoj se është arritur dhe duhet të ecim në hapa të tjera për qëllimin, që është rrëzimi i qeverisë. Protesta dhe rezistenca e vazhdueshme e rrëzon qeverinë.

Rama e pa dhe dje që nuk na ndalon dot. Kështu që o t’i thërrasë mendjes dhe të hapë rrugë  e të thyejë qafën, ose të presë t’ia thyej qafën shqiptarët.

Protestat do të nisin në momentin më të përshtatshëm”, tha Paloka.

Etiketa: palokaprotestaRama

Lajme të lidhura

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Para
Tonelata me kokainë dhe policë të korruptuar, goditet organizata kriminale

Tonelata me kokainë dhe policë të korruptuar, goditet organizata kriminale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com