GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Para, makina, vajza”/ Gazetari britanik: Shqiptarët jetë luksi kur..

09:13 - 22/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Para, makina, vajza”/ Gazetari britanik: Shqiptarët jetë luksi kur..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një reportazh të publikuar në “Daily Express”, redaktori Zak Garner Purkis tregon përshtypjet e tij, pasi ka takuar shumë njerëz në veri të Shqipërisë, aty ku thuajse çdo familje ka një djalë në Angli.

Ai rrëfen për jetën e luksit që bëjnë shqiptarët në Shqipëri kur kthehen nga Anglia, makinat e shtrenjta dhe sesa e zakonshme është për ta “shtëpia e barit”. Por mbi të gjitha, dëshirën e adoleshentëve për të braktisur shkollën dhe për të shkuar në Angli.

Teksa Mercedesi i errët me targa britanike kalon në rrugë, në timon shihet një djalë rreth të 20-tave. Ende pa vënë briskun e parë në fytyrë, ai përkulet mbrapa dhe nxjerr një cigare nga dritarja.

“Këtë (makinën) e bleva duke punuar disa muaj në Londër”, na thotë ai duke shtuar me një buzëqeshje në fytyrë, “Punoja në “ndërtim”.

Të gjithë e dinim se kjo nuk ishte e vërteta. Pavarësisht se sa nevojë ka Britania për krahun e punës në ndërtim, nuk kishte mundësi që ai djalë i dobët, veshur me tuta, të fitonte mjaftueshëm para sa për të blerë një Mercedez të tipit të fundit. Ai e siguroi atë nga shtëpia e barit.

Djali i Mercedezit ishte njëri nga shumë djemtë e tjerë “londinez” që pamë gjatë udhëtimit tonë në Shqipëri këtë muaj. Nga malet e veriut, deri në rrugët e frekuentuara të Tiranës, pasuria e tyre shfaqej kudo.

Pothuajse sa herë që flisnim me një person që kishte të afërm në Britani, përmendeshin shtëpitë e barit.

“Gjysma e të afërmve të mi punojnë në ndërtim dhe gjysma tjetër në shtëpi droge,” na tha një adoleshent në një shkëmbim bisede. Ishte befasuese se sa e zakonshme ishte.

Duam apo jo, Britania ka qenë prej vitesh konsumatori më i madh i drogës në Evropë. Tregu ynë i madh dhe fitimprurës është një magnet për tregtarët e drogës nga e gjithë bota, kështu që nuk është çudi që bandat shqiptare, të cilat tashmë kanë marrë përsipër tregtinë e kokainës, të fokusohen në Britaninë e Madhe.

Por ishte tronditëse se si ishte bërë një aktivitet i zakonshëm që dikur konsiderohej krejtësisht tabu nga njerëzit në vendin e ish-bllokut komunist.

Të rinjtë po braktisin diplomat universitare për të kapërcyer Kanalin dhe për të rrezikuar jetën në prodhimin e drogës, ndërsa shqiptarët mesatarë punëtorë luftojnë për të blerë një shtëpi në një treg të shtrembëruar nga biznesmenët e pastrimit të parave.

Nga ana tjetër duke u shtuar opsionet që vajzat shqiptare të martohen me një djalë që punon në një shtëpi bari dhe është bërë i pasur nga trafiku i drogës, ka ulur madje shanset që këto vajza të jenë shënjestër e trafikantëve të mishit të bardhë.

Etiketa: gazetari britanikKryesore1shqiptaret

Lajme të lidhura

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
Para
Atmosferë festash në shtëpinë e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës

Atmosferë festash në shtëpinë e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Lexo më shumë
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com