GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aleati i PD: Berisha për çdo veprim koordinohet me ndërkombëtarët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Jehonë botërore mbi aksionin opozitar, i çorri maskën Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arian Starova, një prej aleatëve të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe PD-së së drejtuar prej tij, komentoi në A2CNN propozimin për themelimin e një federate, me misionin për të bashkuar opozitën.

I pyetur nëse do të jetë Sali Berisha “prijësi” i kësaj federate, Starova tha se është ende herët për të folur për vendime të kësaj kategorie, por zbuloi se ish-kryeministri mbetet në kontakte të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar.

Pavarësisht se është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, sipas Starovës, Berisha në çdo lëvizje që bën vlerëson edhe ndikimin e këtyre vendeve partnere.

“Berisha është ai që është, njeri me shumë përvojë e dije. Është histori e gjallë e gjithë opozitarizmit në Shqipëri. Ndoshta Berisha vetë ka idera të tjera pasi është njeriu që e njeh shumë mirë situatën, gjendjen politike dhe atë se çfarë duhet bërë. Mos të harrojmë diçka, Berisha është vazhdimisht, përkundër asaj që duket dhe komentohet sidomos me të keqe nga krahu i majtë, është vazhdimisht në kontakt dhe lidhje me faktorin ndërkombëtar në Europë dhe në Amerikë, në çdo lëvizje që bën. Ne do të presim idetë interesante që mund të ketë. Non-grata është një gabim që është bërë dhe një shtet i madh, ashtu si një njeri i fortë nuk i pranon gabimet. Berisha me të mirat dhe këqijat që ka është simbol i opozitarizmit. Ai ka rolin e tij, ka bërë gabime, pa diskutim i ka pranuar edhe vetë. Por në asnjë mënyrë nuk është i korruptuar dhe nuk është ai që është përpjekur të vrasë kundërshtarë etj…, që janë absurditet që s’duhet t’i besojë askush”, tha Starova.

Sa i përket nismës për vettingun në politikë të propozuar nga PD zyrtare që drejtohet nga Lulzim Basha, ai tha se është “një flluskë sapuni e frikshme”.

“Nisma e vettingut të politikanëve më duket një fluskë sapuni e frikshme, e pamotivuar fare dhe e tepërt. Sepse të gjithë mekanizmat ekzistojnë dhe nëse këta mekanizma nuk e kryejnë si duhet punën, ky është faji i tyre. Pyetja që shtrohet për nismën që ai ka marrë por që mua s’më duket nismë me vend, është se nëse ju kërkoni vetting të politikanëve duke nënkuptuar mosbesim te këto institucione që përmendët, atëherë ku e vendosni besimin që keni që vettingun do ta bëjnë njerëz të besueshëm. Është e drejta e tij të thotë çfarëdo lloj ideje edhe në kufijtë e paarsyeshmërisë, por kjo ide nuk vlen”, u shpreh ai.

Etiketa: berishakoordinimStarova

Lajme të lidhura

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Para
VIDEO/ Ndodh edhe kjo, Iliriana ia lan këmbët Adrit

VIDEO/ Ndodh edhe kjo, Iliriana ia lan këmbët Adrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com