GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Shqipëria në Euro 2024”, objektivi u shpall nga Duka që në 2022-in/ Sot edhe skeptikët gëzojnë

18:43 - 26/11/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Politikanët shqiptarë urojnë kombëtaren për kualifikimin në EURO 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është kualifikuar në Euro 2024, ndërsa kjo është hera e dytë në historinë e kombëtares shqiptare, që merr pjesë në një kampionat europian.

E ndërsa në 2016 kualifikimi u pasua me entuziazëm dhe skepticizëm, veçanërisht nga kritikët, për atë 3 pikëshin e marrë në tavolinë për ndeshjen e luajtur në Beograd, në kualifikueset për Euro2024, Shqipëria kishte prerë biletën si një nga skuadrat pjesëmarrëse të kompeticionit, pa pritur ndeshjen e fundit.

Kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani Sylvinho shkëlqyen në tre takime decizive, dy ndeshje kundër Çekisë dhe tjetrën ndaj Polonisë, ku kombëtarja në total grumbulloi 7 pikë. Dhe ky sukses i kuqezinjve nuk ishte një rastësi. Nëse kthehemi pak në kohë dhe kujtojmë deklaratat dhe optimizmin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, do të kuptojmë se kualifikueset për Euro2024, ishin jo thjesht një objektiv për të mbërritur në Gjermani, por një strategji e ndërtuar me kujdes.

“E bëmë në 2016-n, jemi besimplotë se do arrijmë sërish te kualifikimi për në Kampionatin Europian 2024”, do të shprehej Armand Duka, teksa rendiste objektivat e strategjisë së FSHF “Futbollit për Kombin 2022-2025” në shkurt të vitit 2022.

Dhe duket se që nga kjo kohë, FSHF nën drejtimin e Dukës ka punuar shumë për të arritur deri këtu përmes veprave, me investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe me një qendër sportive moderne siç është Shtëpia e Futbollit, që ofron kushtet më të mira të mundshme për futbollistët e Kombëtares, por edhe për stafin teknik.

Nëse hera e parë mund të konsiderohet nga kritikët si një rastësi, kualifikimi për herë të dytë i Kombëtares shqiptare në finalet e një Kampionati Europian duhet të konsiderohet plotësisht e merituar. Ndër 8 finale të luajtura nga Kombëtarja, kuqezinjtë morën 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, për t’u për renditur e para e grupit si kurrë më parë.

Po për herë të parë, Shqipëria e futbollit siguroi një biletë për në finalet e Kampionatit të ardhshëm Europian një ndeshje përpara se ky cikël të mbyllej. Një Kombëtare me të drejtë fantastike, pa dyshim mahnitëse, plotësisht e shkëlqyer, vërtetë e pamposhtur në shtëpi dhe shumë e fortë në transfertë.

Shumë nuk besuan, as te deklaratat e Presidentit Duka në muajin dhjetor 2022, kur Kombëtarja njohu kundërshtarët e radhës për këtë fushatë eliminatore dhe as kur u bë prezantimi i trajnerit të ri të në krye të Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior. Për gazetarë të shumtë, kritikë, ish-futbollistë, tifozë etj., finalet e ‘Gjermani 2024’ ishin një ëndërr e largët për skeptikët.

Kur u pyet për objektivat që ka Kombëtarja në këtë fushatë kualifikuesesh, Presidenti i FSHF, Armand Duka tha: “Në grupin tonë mund të luhen ndeshjet dhe mund të bësh çdo rezultat. Është real objektivi për të qenë pjesë e Euro 2024. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm”. Edhe trajneri Silvinjo, kur u prezantua në krye të Kombëtares shqiptare nënvizoi se dëshira e tij dhe e stafit ishte vetëm një: të sillnin rezultate pozitive dhe ta çonin Kombëtaren shqiptare aty ku e meriton.

Dhe ky kualifikim ishte i paralajmëruar, me objektiva realë, me këmbë në tokë, me shumë punë e pasion, më dëshirë, pa subjektivitet e me shumë bindje në deklaratat Presidenti Duka dhe trajnerit Silvinjo, e ashtu sikurse thotë shpesh edhe tekniku, me zemër e shpirt në fushë.

Tashmë, Shqipëria ka shkruar emrin e saj në UEFA, si një nga pjesëmarrëset në finalet e kompeticionit europian duke kurorëzuar kështu më së miri një projekt të mirëfilltë dhe një strategji të mirëmenduar për të arritur deri te suksesi.

Etiketa: dukaEuro 2024kombetareKryesore1

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Përballja e trishtë/ Vajza e sëmurë me kancer, burri i paralizuar, Nashiferi: Kam 100 halle

Përballja e trishtë/ Vajza e sëmurë me kancer, burri i paralizuar, Nashiferi: Kam 100 halle

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com