GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Hamasi vijon me lirimin e pengjeve, më e vogla vetëm 4 vjeç

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hamasi vijon me lirimin e pengjeve, më e vogla vetëm 4 vjeç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hamas ka vijuar me lirimin e të tjerë pengjeve izraelite në orët e pasdites të së dielës. Hamasi konfirmoi se ka dorëzuar 14 pengje izraelite, 3 me kombësi tajlandeze dhe një rus, në duart e Kryqit të Kuq.

Ndërkohë, IDF sqaroi se bëhet fjalë për një shtetas me dy kombësi, ruse e izraelite, dhe bëhet fjalë në total për 17 pengje të lirë tashmë e të dorëzuar pranë autoriteteve izraelite. Mes pengjeve, më e vogla është një vogëlushe, e cila 4 vjeç i mbushi teksa mbahej peng nga militantët e Hamasit.

Ajo quhet Avigail Idan, e cila më 7 tetor, kur militantët e Hamasit hynë në shtëpinë e saj dhe i vranë prindërit, ia doli të shpëtojë e të dalë nga shtëpia, por pak metra më tutje u kap nga një grup tjetër.

Fill pas lajmit se të tjerë pengje u kthyen në Izrael, Presidenti amerikan Joe Biden tha se palët arritën në këtë moment falë edhe diplomacisë intensive amerikane, e cila, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, vazhdon të kërkojë shtyrje të mëtejshme të armëpushimit. Por, pikëpyetja e madhe tashmë është: çfarë ndodh pas përfundimit të armëpushimit të hënën? Sipas marrëveshjes, nga 230 pengje në total, vetëm 50 do të lirohen. Për çdo të rikthyer në Izrael, ky i fundit është dakordësuar të nxjerrë nga burgu 3 palestinezë, grua apo adoleshentë.

Pavarësisht dëshirës për t’i liruar pengjet çdo ditë, Izraeli dhe ndërkombëtarët i frikësohen faktit se pushimi mund t’i sigurojë kohë Hamasit për t’u rigrupuar dhe për të organizuar mbrojtjen, përpara një rinisje të fushatës së bombardimeve nga Izraeli.

Në të njëjtën kohë, nëse lirimi i pengjeve do të rezultojë i suksesshëm edhe në ditën e katërt, qeveria e Tel Avivit mund të përballet me presionin në rritje për të negociuar për lirimin e çdo pengu.

Ndërkohë, armëpushimi, edhe pse i përkohshëm, riktheu në Gaza paqen e qetësinë, që për palestinezët ishte harruar që nga nisja e luftës.

Etiketa: HamasIzraelpengje

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Dita e Pavarësisë, shqiptarët në Boston e ndezin atmosferën

Dita e Pavarësisë, shqiptarët në Boston e ndezin atmosferën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com