GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rishikohet për herë të 6 buxheti, rriten fondet për rindërtimin, qytetarët ende të pastrehë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet raporti, 1.15 miliardë euro hua ka marrë qeveria për rindërtimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme  qeveria ka publikuar në Fletoren Zyrtare aktin normativ të ndryshuar për buxhetin e vitit 2021. Deri më tani ky buxhet është ndryshuar për herë të gjashtë, ndërsa këtë herë është bërë për shpërndarjen e fondeve të mbetura në sektorët që kanë më shumë nevojë.

Ajo që bie në sy është se është vendosur të shtohen të ardhurat për procesin e rindërtimit me 7 miliardë lekë ose rreth 58 milionë euro më shumë vetëm për vitin aktual. Konkretisht shpenzimet për rindërtimin këtë vit ishin parashikuar në vlerën e 28 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin e fundit buxheti ka arritur në 35 miliardë lekë. Fondi i rindërtimit përdoret për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe shkon për ndërtimin e objekteve të reja jo vetëm për banesa por edhe për shkolla, kopshte apo çerdhe. Por, ashtu sikur edhe denoncojnë qytetarët që janë prekur nga tërmeti i dy viteve më parë, fondet shtohen por banesa janë ndërtuar shumë pak në raport me çka është premtuar dhe parashikuar nga qeveria në fillim të këtij viti.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, deri në fund të tetorit, për procesin e rindërtimit ishin shpenzuar në total 22 miliardë lekë. Deri në fund të nëntorit ishin dorëzuar mbi 1400 apartamente për familjet, shtëpitë e të cilave u shembën nga tërmeti, por me mijëra familje të tjera po presin prej dy vitesh dhe në shumë zona nuk është dhënë asnjë informacion se kur do të fillojë ndërtimi i shtëpive të tyre. Madje në Tiranë dhe Durrës është raportuar herë pas herë se familjet e prekura nga tërmeti kanë pasur probleme edhe me bonusin e qirasë, i cili iu vonohet më shumë se dy muaj.

Etiketa: buxhetfonderindertimtermeti

Lajme të lidhura

Harta e re/ 57% e territorit të bashkive i pabanuar, popullsia në pak qytete
Breaking Views

Harta e re/ 57% e territorit të bashkive i pabanuar, popullsia në pak qytete

11:40 - 14/08/26
“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”
Breaking Views

“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”

12:22 - 12/08/26
Vonohet pagesa e kompensimit të naftës, operatorët e transportit urban: Do reduktojmë flotën
Breaking Views

Vonohet pagesa e kompensimit të naftës, operatorët e transportit urban: Do reduktojmë flotën

12:03 - 12/08/26
Para
11 efektivë të komisariatit nr.2 kërkojnë rikthimin në punë pas testit të drogës

11 efektivë të komisariatit nr.2 kërkojnë rikthimin në punë pas testit të drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë
Aktualitet

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë

22:36 - 14/08/26

Banorët e Divjakës kanë vijuar për të 15-tën ditë radhazi protestat kundër reformës territoriale, duke kërkuar që qyteti të ruajë...

Lexo më shumë
“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

22:17 - 14/08/26
Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

22:02 - 14/08/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:49 - 14/08/26
I riu nga Kryeministria: ‘Struktura’ e Ramës i ngjan një grataçele të prishur, ne do ta shembim!

I riu nga Kryeministria: ‘Struktura’ e Ramës i ngjan një grataçele të prishur, ne do ta shembim!

21:43 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com