GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Elton Arbana gostit për festa dajën e Metës, 264 MLN lekë për beton

12:02 - 28/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Elton Arbana gostit për festa dajën e Metës, 264 MLN lekë për beton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, iu rikthye tenderëve abuzivë me një goditje të madhe: mbi 264 milionë lekë për blerje betoni. Në këto ditë më shi, Arbana është kujtuar të rehabilitojë anësoret e një përroi. Me sa duket Arbanës dhe miqve te tij iu duheshin lekë për festa dhe po i hedhin ca beton përroit. E bën si gjinkalla, në verë nuk punon Entoni!

Kështu, më datë 23 nëntor 2023, kryetari ka zhvilluar prokurimin me objekt “Sistemimi i përroit të Gjepales (L=275ml) dhe i përroit nga Pallati i Jasharëve deri në Lumin Erzen (L=90ml”. Siç duket në foto janë disa metra të përroit që kalojnë pranë një lagje dhe Arbana u kujtua që ta rregullojë. Ljo punë nuk bëhet në dimër, por Entoni ka kalendarin e vet.

Në gosti janë ftuar 7 firma.

Por, në këto ditë Eltoni nuk ka patur kohë të lodhet e të shqyrtojë dokumentacionet e secilit prej konkurruesve dhe prandaj i ka rënë shkurt: skualifikoi menjëherë 6 prej ofertave. Në tryezën e tij la vetëm zarfin me ofertën e firmës së paracaktuar, DESARET COMPANY sh.p.k, në pronësi të Vladimir Metanit. Tenderi ka merituar “Flamurin e kuq” nga Open Data për riskun e korrupsionit.

Ndërkohë na bie në sy oferta e kompanisë së Metanit që bë të vërtetë është e mirë në raport me fondin limit. Metani jep 180 milionë lekë për ta furnizuar betonin. Lind pyetja si e llogarit fondin limit Elton Arbana?

A pyet kryetari sa kushton 1 metër kub beton në treg?  

Ndërsa shtojmë këtu faktin se, parashikohej që punimet të kishin filluar menjëherë pas nënshkrimit të kontratës dhe të përfundojnë në shkurt. Ndërkohë në javët në vazhdim vendi do të jetë i përshirë nga reshje shiu, që sërish e bënë të pamundur të kryhen punime në këtë përrua. Më pas vijnë festat e fundvitit dhe me shumë gjasa do të dëgjojmë vetëm lajme mbi përmbytjet që shkakton përroi. Projekti i Arbanës mund të nisë vitin tjetër dhe përfundimi nuk dihet. Për kryebashkiakun rëndësi ka që ato para dolën nga llogaria e bashkisë dhe i shkuan Metanit.

Këto shpërdorime janë të pritshme kur në lojë hyjnë familjarë të politikanëve të fuqishëm. “DESARET COMPANY” është në pronësi të Vladimir Metanit, dajës së ish-presidentit Ilir Meta. Ky i fundit, edhe pse nipin e ka në opozitë, po përfiton shumë tenderë nga “Rilindja”, madje  kontratat më të shtrenjta i merr pa garë.

Epo kjo është politika shqiptare, për përfitime bashkohet në korrupsion dhe i ul “armët”!

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimElton Arbanatendervladimir metani

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Me flamuj, këngë dhe motorë, nis “Parada e Shqiptarëve” në Tiranë

Me flamuj, këngë dhe motorë, nis “Parada e Shqiptarëve” në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com