GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“PD gati për zgjedhjet në 6 bashki”, Bardhi: Kemi 5 mijë delegatë

20:16 - 07/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në 11 dhjetor tubim Berisha-Rama-Meta”, Bardhi: Keqardhje për fletë-rrufetë e presidencës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas leximit të vendimit të Kushtetueses, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi konfirmon për herë të parë se demokratët janë gati për zgjedhje të parakohshme lokale në 6 bashki. Partia Demokratike bën fajtor Ilir Metën për betejën e humbur në Gjykatë për vendoret e vitit 2019. 

“Gjykata Kushtetuese nuk ka legjitimuar 30 qershorin thjesht ka legjitimuar qe Shoqata e Bashkive nuk ka tager ta vinte dot në lëvizje gjykatën, do duhet ta vinte në lëvizje Presidenti i Republikës. Ju siguroj se në çdo moment që do ketë zgjedhje PD ka burime për të pasur kandidat për çdo zonë” – tha Bardhi.

Por edhe pse shpreh gatishmërinë për zgjedhjet Bashkiake, Partia Demokratike ka shanse të përballet me zgjedhje partiake pasi Sali Berisha ka nisur shpërndarjen e kartave me simbolet e partisë për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Do ndjekim rrugën ligjore për personat që kanë prodhuar  dokumente  me vulën dhe simbolin e PD në mënyrë të pautorizuar” – tha Bardhi.

NË çdo foltore që ka zhvilluar, Sali Berisha ka shtuar dozën e akuzave ndaj paraardhësit të tij. Më  e fundit dosja e “Toyota Yaris” ku  pretendohet  se Lulzim Basha  po hetohet në Belgjikë.

“Basha i pari që ka folur për këtë çështje, nuk mundet që personi që denoncon të jetë i pandehur. E çuditshme u njoftoka Berisha nga prokurorët belg dhe jo  Basha” – tha Bardhi.

Sekretari i Partisë Demokratike këmbëngul se në 11 Dhjetor do mbahet miting ndërsa pohon se për Kuvendin e  thirrur nga Lulzim Basha  kanë konfirmuar pjesëmarrjen më shumë se 5 mijë delegatë.

“Dua t’ju siguroj që sipas informacioneve të përcjella nga secila degë e Partisë Demokratike, numri i anëtarëve pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të datës 18 do të jetë më shumë se pjesëmarrja në Kuvendin e fundit të Kuvendit Kombëtar të PD-së, atë të datës 17 Korrik” – tha Bardhi.

Etiketa: BashkidelegateGazment BardhiKryesore1PDZgjedhje

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Firmat e demokratëve, Paloka gjen zgjidhjen për të dyja palët

Paloka ironizon Bashën: Që kur larguam Berishën u rrit ndjeshëm mbështetja ndaj PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com