Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Nga raportimet mësohet se një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ku si pasojë ka marrë flakë.
Nga raportimet e para mësohet se në makinë ishin katër persona, të cilët janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banoret e zonës dhe janë transportuar në spital.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikësish që kanë rrethuar perimetrin dhe po shuajnë flakët e mjeti që është me gaz.
Discussion about this post