GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gërdeci”, zbardhet dëshmia e ish-Sekretarit të Përgjithshëm: Ja si u zgjodh vendi i demontimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediu ndjesë për “Gërdecin”: Kam përgjegjësi morale, por jo penale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ardian Mullai, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, ishte dëshmitari i fundit, që dha dëshminë sot në GJKKO, lidhur me çështjen e Gërdecit.

Në pyetjen e prokurorit nëse ka pasur licencë SAC, dëshmitari u përgjigj: “ishin paraqitur licenca, 4 mesa mbaj mend. MEKO ishte shoqëria qe mbante kontaktet me kompaninë SAC përfshirë këtu edhe për licencimin”.

Prokurori e pyeti Mullain se si u përzgjodh Gërdeci, për të bërë demontimin, ndërsa Mullai tha se “në diskutimet me MEKO më duket kishte marrëveshje dypalëshe me SAC, ku mes të tjerash ishte përcaktuar si lokacion Gërdeci”.

I pyetur nëse kishte apo jo licencë reparti i Gërdecit, dëshmitari përgjigjet: “praktika e licencimit nuk varet nga sekretari. Në çdo praktikë që unë kam kaluar edhe në te shkuarën, nuk ishte në përgjegjësinë e sekretarit apo ministrit përcaktimi nëse licenca e një reparti ishte e duhur apo jo. Ishte MEKO që e përcaktonte”.

Lidhur me kompaninë AlbaDemil, një degëzim i SAC, nëse kishte dokumentacionin e duhur apo jo, ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se marrëveshja përmendte vetëm SAC, nuk përmendej Alba Demil, nuk kam dijeni, sepse AlbaDemil nuk figuronte në asnjë shkresë.

“Nuk është bërë asnjë verifikim për shkak se nuk figuronte. Nuk e njoh as Mihal Deliorgjin (drejtuesin e kompanisë AlbaDemil)”, shtoi ai.

Ndërsa Fatmir Mediu, i cili po gjykohet lidhur me tragjedinë e ndodhur 15 vjet më parë, e pyeti ish-Sekretarin e Përgjithshëm, se kush e përcaktonte buxhetin, ministri apo shtabi?

“Ministria e Mbrojtjes kishte një veçori ne ndryshim nga ministritë e tjera, buxheti i të cilave përcaktohej nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes, buxheti përcaktohej nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura”.

Ish-ministri e pyeti dëshmitarin nëse në takimin me kreun e SAC Patric Henry ka qenë prezent apo jo vetë ai dhe ai u përgjigj se nuk kishte qenë.
Ndërsa pyetjes nëse ndonjëherë municionet janë shitur me ankand ai u përgjigj negativisht.

Etiketa: deshmiaGerdeciGJKKOMullai

Lajme të lidhura

Demokratët propozojnë paketë ligjore: Gjurmim dhe kontroll për çdo pasuri publike
Aktualitet

Demokratët propozojnë paketë ligjore: Gjurmim dhe kontroll për çdo pasuri publike

11:50 - 18/09/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Aktualitet

Bajram Begaj firmos me urgjencë ligjin e Ramës për pagat e magjistratëve

11:35 - 18/09/26
Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate! Demokrati: A t’u martua daja ty? Çaushi: Shiko hallin tënd Gazo
Aktualitet

Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate! Demokrati: A t’u martua daja ty? Çaushi: Shiko hallin tënd Gazo

11:13 - 18/09/26
Para
“Erdhën me BMW, na ndaluan”, zbardhet dëshmia e burrit të Liridonës

“Erdhën me BMW, na ndaluan”, zbardhet dëshmia e burrit të Liridonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagrebit, transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe
Sport

Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagrebit, transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

11:52 - 18/09/26

Arbër Hoxha ka mbyllur aventurën e tij te Dinamo Zagreb, duke u transferuar tek Al Wahda në Emiratet e Bashkuara...

Lexo më shumë
Demokratët propozojnë paketë ligjore: Gjurmim dhe kontroll për çdo pasuri publike

Demokratët propozojnë paketë ligjore: Gjurmim dhe kontroll për çdo pasuri publike

11:50 - 18/09/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

Bajram Begaj firmos me urgjencë ligjin e Ramës për pagat e magjistratëve

11:35 - 18/09/26
Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate! Demokrati: A t’u martua daja ty? Çaushi: Shiko hallin tënd Gazo

Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate! Demokrati: A t’u martua daja ty? Çaushi: Shiko hallin tënd Gazo

11:13 - 18/09/26
Plagosja e avokatit në Durrës, bojkotohen për dy orë seancat gjyqësore

Plagosja e avokatit në Durrës, bojkotohen për dy orë seancat gjyqësore

11:12 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com