GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Suli-Hilës: Je thartuar për fitoren e Belerit në Himarë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Suli-Hilës: Je thartuar për fitoren e Belerit në Himarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i OMONIA-s Marin Suli u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se Greqia po ndez një zile alarmi për të treguar që në Shqipëri ka probleme të rënda me drejtësinë lidhur me rastin “Beleri”.

Por, analisti Dritan Hila duke debatuar me Sulin tha se Greqia gjithmonë ka qenë e fundit që ka dhënë miratimin për Shqipërinë, ashtu si me anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO.

Ai shtoi se qëndrimi i Greqisë tregon “politikën provinciale” të qeverise helene, duke shtuar se çështja Beleri është e nacionalizmit grek.

Suli replikoi më pas duke thënë se Hila “është thartuar” nga fitorja e Belerit në Himarë në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa ky i fundit u shpreh se megjithatë Beleri akuzohet për blerje votash dhe fitorja nuk është e sigurt.

Pjesë nga biseda:

Suli: Sot Beleri është i pafajshëm deri sa të ketë një vendim të formës së prerë. Drejtësia duhet të bëjë punën, por Beleri duhet të betohet. sot bashkinë e drejton ai që ka humbur zgjedhjet, ka 7 muaj. Drejtësia e re e lë në shtëpi kryebashkiakun e Rrogozhinës ndërsa Belerin e lë në burg. Nuk besoj se ka vend në Europë që diskuton të drejtat e njeriut. Greqia po ndez një zile alarmi për të treguar që në Shqipëri ka probleme të rënda me drejtësinë dhe liritë e njeriut. Unë mendoj se kjo është gjë e mirë.

Hila: Greqia është vendi që nuk ka nënshkruar konventën për minoritetet. Ka qenë gjithmonë e fundit që ka dhënë miratimin për integrimin e Shqipërisë në NATO. E ka dhënë e fundit miratimin për në NATO. Gjithmonë na kanë privuar në përparimin e axhendës sonë. Këtu duket politika provinciale e Greqisë, sepse do të instalojë një kryetar bashkie që ka mbështetjen e tyre dhe njihet si njeri i grekëve. Pavarësisht se çfarë thuhet, çështja Beleri është e nacionalizmit grek. Greqia nuk ka qenë sponsor i yni, Greqia na ka penguar vazhdimisht.

Suli: Zoti Hila është thartuar për fitoren, po s’kemi çfarë të bëjmë. Demokracia e ka këtë gjë.

Hila: Mirë por ai akuzohet për blerje votash dhe nuk e dimë.

Suli: Zotëria sot është i pafajshëm. Është shumë i rëndësishëm sundimi i shtetit ligjor dhe liria dhe të drejtat e njeriut. Belerit po i bëhet gjyq publik dhe tani thoni se i bëhet mirë që rri në burg.

Etiketa: beleriDebatiHilasuli

Lajme të lidhura

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare
Breaking Views

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën
Aktualitet

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun
Breaking Views

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Para
Vrasja e shqiptarit në Greqi, viktima me disa precedentë penalë (FOTO)

Vrasja e shqiptarit në Greqi, viktima me disa precedentë penalë (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare
Breaking Views

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26

Studenti protestues Visar Martinaj, i ftuar në News24, ka folur për intensitetin e protestave të ditëve të fundit, duke akuzuar...

Lexo më shumë
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com