GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ja çfarë dihet deri tani për vrasjen e Liridonë Murselit

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja çfarë dihet deri tani për vrasjen e Liridonë Murselit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin G.P dhe N.M, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Mediat lokale në Kosovë e kanë identifikuar bashkëshortin si Naim Murseli.

Pak orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar, është edhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se seanca e parë për tre të dyshuarit është caktuar për 3 dhjetor, në orën 9:30.

Betimi për Drejtësi – medium i specializuar në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë – ka raportuar, bazuar në burime se, i dyshuari Naim Murseli e ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen për bashkëshorten e tij.

“Burime të ‘Betimi për Drejtësi’ bëjnë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës”, është thënë në raportimin e këtij mediumi.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Policia e Kosovës ka thënë se ka kryer bastisje në Gjakovë dhe ka arritur të sekuestrojë armën, me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.

Rasti i vrasjes së 30-vjeçares është dënuar rëndë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur vrasjen si “krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar”.

“Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.

“Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar që rasti të trajtohet me urgjencë.

Mllef, posaçërisht, ka nxitur fakti se Naim Murseli është parë duke marrë pjesë në varrimin e bashkëshortes.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se familjarë të Liridonës, synojnë ta zhvarrosin trupin e së ndjerës nga Gjakova, ku është varrosur, pas dyshimeve se bashkëshorti ka dorë në vrasjen e saj.

Në reagime e sipër në rrjete sociale, disa kanë kërkuar që Liridona të njihet me mbiemrin e vajzërisë, Ademaj, dhe jo Murseli, të familjes së burrit.

Disa janë shprehur të alarmuar me dhunën kundër grave, disa i kanë vënë fajin mendësisë patriarkale për raportimet sistematike për dhunë, dhe kanë kërkuar më shumë siguri për gratë.

Në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, më 3 dhjetor është thirrur një protestë pas vrasjes së Liridonës.

Në orën 11:30 është planifikuar të mbahet një marsh drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë, me thirrjet ndal femicidit.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë, UN Women, femicidi përkufizohet si vrasje e qëllimshme që lidhet me gjininë, që mund të jetë e nxitur nga rolet e stereotipizuara gjinore, diskriminimi ndaj grave dhe vajzave, raportet e pabarabarta të pushtetit midis grave dhe burrave, apo normave të dëmshme shoqërore.

Në periudhën janar-nëntor, në Kosovë janë raportuar rreth 2.000 raste të dhunës në familje. Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, 90 për qind e viktimave të kësaj dhune kanë qenë gratë dhe vajzat.

Në Kosovë, më 25 nëntor ka nisur fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me baza gjinore”.

Në aktivitetin e mbajtur më 27 nëntor, të titulluar “Ato janë ne”, Haxhiu tha se dhuna në familje është shndërruar në fenomen në Kosovë.

Vetëm në vitin 2022 në Kosovë janë vrarë tri gra – për të tria rastet, fajtorë ose të dyshuar kanë qenë bashkëshortët e tyre.

Në periudhën 2010-2022 në këtë shtet janë vrarë 50 gra.

Në Kosovë, rastet e dhunës në familje mund të raportohen në numrin 0800 19 999.

Linja telefonike e Mbrojtësve të Viktimave është 0800 11 112./REL/

Etiketa: KosoveliridonaVrasja

Lajme të lidhura

Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar
Breaking Views

Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar

08:48 - 25/10/26
Para
Po kthehej nga Greqia, 60-vjeçari humb kontaktet me familjen/ Detajet

Gruaja kërcënon burrin, kushërinjtë rrihen me njëri-tjetrin/ Çfarë ndodh në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26

Tenderi që po raportojmë, “Uniforma për nevojat e shoqërisë “Illyrian Guard” ShA” e ka fondin limit 158,297,370.00 Lekë pa TVSH....

Lexo më shumë

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26
AFP: “Zvërneci” kthehet në revoltë kundër korrupsionit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

AFP: “Zvërneci” kthehet në revoltë kundër korrupsionit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

14:00 - 25/10/26
“Kriminelë, të paditur”, Rama pa frena, sulmon protestuesit: “Lëndimi i i 28-vjeçarit…”

“Kriminelë, të paditur”, Rama pa frena, sulmon protestuesit: “Lëndimi i i 28-vjeçarit…”

13:32 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com