GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“AS” skanon Shqipërinë, si u transformuan kuqezinjtë në 1 dekadë

18:20 - 04/12/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqipëria në Europian? S’është rastësi”, Rossi: Ja si zgjidhen lojtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta spanjolle sportive “AS” në një artikull të botuar kushtuar Shqipërisë vë në dukje transformimin e madh të përfaqësueses kuqezi në vetëm 1 dekadë.

Gazetari spanjoll Alex Torres kujton se në vitin 2013 kur ai vizitoi Tiranën, stadiumi “Qemal Stafa” ishte larg infrastrukturës së të qenit një impinat europian, ndërsa tifozët as që e mendonin se kombëtarja e tyre do të luante në një event madhor.

“Dhjetë vjet më parë udhëtova për herë të parë në Shqipëri.

Pastaj do të vinin edhe disa të tjera, por dua të përqendrohem në atë rast në vitin 2013, sepse kontrasti me të sotmen është absolutisht gjigand. Në atë kohë, askujt në vend nuk i shkonte ndër mend të mendonte se kombëtarja e tyre mund të luante në një ngjarje të madhe.

Dashamirët e futbollit ishin më të përqendruar në shikimin e kampionateve të huaja. Stadiumi kombëtar, i quajtur atëherë Qemal Stafa, ishte në një gjendje të rrënuar. Ai do të rimodelohej, dhe për disa vite kombëtarja duhej të shkonte për të luajtur në Elbasan, një qytet provincial, në një fushë me kapacitet për 13,000 spektatorë.

Realiteti është shumë ndryshe tani. Shqipëria do të luajë kampionatin e dytë europian, pasi është kualifikuar për në finalet e dy prej tre edicioneve të fundit.

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë është sot një nga më modernët në kontinent dhe madje ka pritur edhe një finale europiane, Ligën e Konferencës që Roma e fitoi ndaj Feyenoord.

Ka ende shumë çështje për t’u përmirësuar në nivelin e infrastrukturës në të gjithë vendin dhe disa çështje kanë qenë jashtëzakonisht dëmtuese për imazhin e futbollit kombëtar, si ndalimi dhjetëvjeçar i Skenderbeut të Korçës për të luajtur në garat evropiane për shkak të një rasti famëkeq të trukimit të ndeshjeve.

Shqipëria është ende larg elitës, por skenari aktual ishte i paimagjinueshëm dy dekada më parë. Për t’u gjendur tani në një grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, përtej faktit se është logjike që ata të përfundojnë me zero pikë, i sjell vendit një prestigj futbolli që as më optimistët nuk mund ta kishin menduar se do të bëhej realitet.

Ka pasur shumë protagonistë në këtë transformim. Sylvinho ka një meritë të pakontestueshme në këtë kualifikim të dytë, i cili ka qenë shumë më komod se i pari, në të cilin nuk mund të nënvlerësohet rëndësia e episodit të dronëve që fluturoi mbi Beograd në një ndeshje historike dhe jashtëzakonisht të diskutueshme kundër Serbisë.

Por është e drejtë të kujtojmë sot trajnerin e asaj here të parë, italianin Gianni De Biasi. Ai ndryshoi mentalitetin dhe bindi të gjithë kombin se e pamundura nuk ishte aq e pamundur”, thuhet ndër të tjera në artikullin e botuar në median spanjolle.

Etiketa: askombetareKryesore1

Lajme të lidhura

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Para
Kosovë, gruaja shtatzënë dhunohet nga bashkëshorti, lind foshnjën…

Kosovë, gruaja shtatzënë dhunohet nga bashkëshorti, lind foshnjën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26

Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i cili ka rezultuar i kontaminuar me...

Lexo më shumë
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com