GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha skanon buxhetin e 2024: Vjedhje, mashtrime dhe prapë vjedhje

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha skanon buxhetin e 2024: Vjedhje, mashtrime dhe prapë vjedhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha, nga një tjetër tryezë e organizuar lidhur me buxhetin e 2024, tha se Qeveria e ka shpallur prej vitesh armik sektorin e bujqësisë dhe Shqipërinë rurale.

Berisha tha se të lexosh buxhetin për bujqësinë dhe Shqipërinë rurale, të kujtojnë planet 5 vjeçare të regjimit diktatorial.

“Në diktaturë një dokument i tillë kishte domethënien e vet, kurse sot ai është një përqeshje, tallje, cinizëm ndaj jetës, punës, të mbi 40% të shqiptarëve.

Ky sektor i cili ka specialistë të mrekullueshëm, të përkushtuar, të aftë, që e njohin mirë atë, kanë vendosur në krye një person, e cila flet sikur vjen nga Marsi.

Flet sikur nuk ka asnjë lidhje me atë sektor apo me këtë vend, shpall shifra dhe përqindje që turpërojnë çdo njeri dhe në fakt me të gjitha mbulon një mashtrim të madh, ndaj këtij sektori jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Nëse ka një sektor të cilin kjo qeveri e ka shpallur prej vitesh armik, është sektori i bujqësisë dhe Shqipëria rurale.

Po të studioni sistemin fiskal, nuk e gjen mbi tokë një sistem të tillë ndëshkues për prodhuesin siç është sistemi aktual.

Por po të dëgjosh ministren e re që thotë, se Shqipëria është me 6 mln lopë, tani e kuptoni vetë ju se ca lidhje ka kjo me fshatin dhe Shqipërinë”, tha Berisha.

Sipas tij, ky pohim i saj është skandaloz dhe lexohet në çdo paragraf të buxhetit që kanë paraqitur për fermerët.

“Në të gjithë statistikën e përqindjeve në tërësi nuk ndalet në vitin 2024, por flitet për vitin 2025-2026, mbasi gjithçka është falsitet dhe duhet të rreshtojnë përqindje, shifra se si e ti të mbulojnë injorimin e plotë të këtij sektori të një rëndësie shumë të madhe, për jetën e 40% të popullatës, por edhe për ekonominë e vendit në tërësi.

I gjithë qëndrimi i qeverisë aktuale ndaj këtij sektori përbën një piramidë të vërtetë mashtrimesh dhe falsifikimesh dhe në fund reduktohet në një shifër dhjetëra milionë euro, e cila në shumicë përfundon në xhepat e qeveritarëve hajdutë”, tha Berisha.

Buxheti për infrastrukturën

Duke analizuar buxhetin për infrastrukturën, ish-Kryeministri tha se nuk ekziston një sektor tjetër në Shqipëri, Europë dhe botë ku vidhen paratë e taksapaguesve si në rrugët e Shqipërisë.

“Tashmë është e faktuar se çmimi i rrugëve në Shqipëri është të paktën 10 herë më i madh se sa çmimi që del nga manualet e tyre.

Edi Rama ka sjellë në infrastrukturë një metodë të cilën ai e përdorte gjatë viteve si kryetar bashkie, për të vjelë gjoba.

Cila ishte metoda?

Ndërtuesi që ndërtonte pallatin, ta zëmë me 4 hyrje, merrte lejë për vetëm 2 hyrje. Për dy të tjerat do të merrte leje tjetër se duhej të paguante ryshfetin tjetër.

Çfarë ndodh tani? Ndodh ndarja në lote, me të cilën çmimi i ndërtimit të unazës në Tiranë shkon 50% më shumë se çmimi i ndërtimit të tunelit të Kalimashit, i cili kushtoi sepse siç e dini pati dhe problemin e vet.

Me gjithë problemin që pati, çmimi që paguajnë qytetarët e Tiranës për të ndërtuar unazën kudo në fushë ishte mbi 50% më shumë se çmimi që u pagua, nuk po them për Kërrabën se është edhe akoma më i lirë, por çmimi i ndërtimit të Tunelit të Kalimashit për kilometër.

Rruga e Arbrit shkon 11 mln në një kohë kur një autostradë në Kroaci, 27 metra e gjerë, ndërtohet me 2.8 mln euro.

Rruga e Arbrit shkon 11 mln euro kur një autostradë e përmasave më të mëdha me të gjitha veprat e artit, 27-28 metra e gjerë, ndërtohet në SHBA me 12 mln euro.

Rruga Kardhiq-Delvinë, përfundon pjesa e pambaruar sepse një pjesë e madhe u mbarua para vitit 2013, nga 70 mln euro shkon në 240 mln euro.

Rruga që nuk përfundon ndonjëherë Qukës-Qafë Plloçë. A mund të imagjinoni ju që rrugës ja ndryshojnë projektin vetëm e vetëm që lotet të mos përputhen me njëri-tjetrin.

Dhe ka në mënyrën më kriminale dy mospërputhje të mëdha.

Se do të zgjatet dhe sa më shumë të zgjatet aq më shumë vidhet.

Ky është buxheti”, tha Berisha.

Energjia

Duke vijuar skanerin për buxhetin e 2024, kreu demokrat tha se në fushën e energjisë, vjedhjet janë edhe aty stratosferike.

Sipas tij, sektori privat sot prodhon 48% të energjisë së vendit, falë asaj strategjie që u ndoq për shfrytëzimin e ujërave.

“Ndërtimi i kaskadave dhe i HEC-eve në zona të ndryshme mbulon sot 48% të nevojave.

E gjithë vjedhja përsëri bëhet me kaskadën e Drinit.

Në vend që ajo të shërbejë si një rregullator absolut i çmimeve të energjisë në vend, ajo është shndërruar në një lubi, me të cilin qeveria e qeveritarët, Rama-Balluku, etj., vjedhin duke e zbrazur atë dhe duke importuar në kohë kur çmimet janë maksimale, vjedhin me qindra milionë euro.

Ky sektor që nuk asnjë përmirësim ka gllabëruar në këto vite 1.1 miliardë euro investime.

Vetëkuptohet njëlloj si në fushat e tjera, 80-90% të tyre të vjedhura.

Historia e buxhetit është vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje”, tha Berisha.

Etiketa: berishabuxhetiKryesore1

Lajme të lidhura

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës
Aktualitet

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
Para
Torino i bën presion Chelsea-t për Armando Brojën

Torino i bën presion Chelsea-t për Armando Brojën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë
Botë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26

Alis Kallaçi i cikli përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të ngjitet në skenë nesër mbrënma me këngën “Nan”. Performanca e tij...

Lexo më shumë
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qytetarët “përballë” partive, fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet

14:26 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com