GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Konflikti Izrael-Hamas/ E paprecedent! Çdo ditë vritet një gazetar

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të paktën 50 gazetarë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gazetar ose punonjës i medias vritet mesatarisht çdo ditë në luftën Izrael-Hamas, pohoi kreu i i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), çka e bën këtë një konflikt të paprecedent sa i takon pasojave tek media.

Të dhënat e këtij organizimi tregojnë se që nga fillimi i luftës në 7 tetor, janë vrarë gati 60 përfaqësues të mediave, një bilanc ky që i afrohet atij të gazetarëve të vrarë gjatë gjithë Luftës së Vietnamit, e cila nga ana tjetër zgjati për dy dekada. As luftërat e tjera brutale në Lindjen e Mesme nuk i janë afruar intensitetit të kësaj aktuale.

“Këtë lloj masakre nuk e kemi parë në një luftë tradicionale si për shembull ato në Siri, në Irak, në ish-Jugosllavi”, pohoi sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger për Associated Press. Edhe gjatë fundjavës pas përfundimit të armëpushimit, u vranë tre ose katër (gazetarë) të tjerë, shtoi ai. Nga gazetarët e vrarë, të paktën 51 janë palestinezë, e të tjerët izraelitë e libanezë.

Shumica e kanë humbur jetën gjatë bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës. Shifrat bazohen në të gjitha burimet që federata përdor për raportin e saj vjetor. Përveç viktimave në njerëz, në Gazë janë shkatërruar edhe objektet e shumë organizatave mediatike. Përpara konfliktit në këtë territor kishte rreth 1,000 gazetarë dhe punonjës të medias, por tani sipas Bellanger askush nuk mund të dalë prej andej. IFJ dhe “Gazetarët pa Kufij” u kanë bërë thirrje prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) të hetojnë vdekjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Etiketa: gazetarIzrael

Lajme të lidhura

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente
Botë

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

08:11 - 02/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Para
Beci ia çon 124 MLN lekë të tenderit të çerdhes kompanisë “offshore”

Beci ia çon 124 MLN lekë të tenderit të çerdhes kompanisë “offshore”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim’
Aktualitet

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim’

11:49 - 02/10/26

Reforma e re territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre...

Lexo më shumë
Rama për “WELT”: Po e pastrojmë vendin nga korrupsioni, BE po shkon drejt ajsbergut si Titaniku

Rama për “WELT”: Po e pastrojmë vendin nga korrupsioni, BE po shkon drejt ajsbergut si Titaniku

11:22 - 02/10/26
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki

11:14 - 02/10/26
Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Niko Peleshi pret në Kuvend Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt

Niko Peleshi pret në Kuvend Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt

10:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com