GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Beci ia çon 124 MLN lekë të tenderit të çerdhes kompanisë “offshore”

13:34 - 05/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Beci ia çon 124 MLN lekë të tenderit të çerdhes kompanisë “offshore”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Benet Beci iu kthehet sërish abuzimeve me fondet për kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që paratë i dërgon në llogaritë offshore. Dhe duke qenë se tenderin e organizon në dimër, kryetari i bashkisë Shkodër i vë në vështirësi prindërit për t’i çuar fëmijët në çerdhe. Bëhet fjalë për çerdhen “Manush Alimani, për të cilën në çdo vit janë zhvilluar tenderë mirëmbajtje. Me sa duket punimet janë bërë shkel e shko dhe tani Beci do të hedhë një fond për ta rindërtuar.

A i ka pyetur Benet Beci prindërit, ku do t’i lënë fëmijët e tyre. Ky është problem me të cilin nuk merret tenderi i Benetit, por shihet qartë që gjithçka bëhet për përfitime personale.

Prokurimi me objekt  “Rikonstruksion i plotë i çerdhes “Manush Alimani” – Zbatim” ka caktuar fond limit 124 milionë lekë (pa TVSH). Ky tender është hapur si garë që në muajin tetor, ndërsa me 3 nëntor 2023 është mbyllur pranimi. Kur u këqyrën zarfat me ofertat, pas 1 muaji, është bërë publik emri i fituesit.

Beci përpiqet Beci t’i mbajë aferat larg vëmendjes së opinionit dhe institucioneve kontrollore, por monitorimet nuk mungojnë. Kështu, Open Data e ka klasifikuar këtë tender me ‘Flamur të Kuq”, që është sinjale për abuzim dhe risk korrupsioni.

Në këtë prokurim shkeljet ligjore dhe hapësira për korrupsion është e dukshme. Shohim se fillimisht kanë shfaqur interes për këtë projekt 14 firma. Përveç njërit subjekt që nuk paraqiti fare ofertë, 11 kompani të tjera janë skualifikuar nga gara që në fazën e parë. E vlefshme mbeti vetëm oferta e bashkimit të operatorëve  “ NDERTUESI 2000” sh.p.k. me administrator dhe pronar Broz Dodajn dhe “Edicom” shpk përfaqësuar me prokurë.

Duhet të theksojmë se dy kompani, konkretisht  “KOMBEAS” sh.a dhe  “BONUS” sh.p.k, kishin oferta më të lira dhe duheshin marrë në konsideratë, të paktën për shqyrtim dokumentesh në fazën tjetër. Por, e kemi parë tashmë që Benet Beci asnjëherë nuk i zhvillon të plota procedurat e tenderëve. Kryebashkiaku zgjedh të veprojë pasi eliminon konkurrencën. Kështu pa garë fare, “ NDERTUESI 2000” sh.p.k. dhe  “EDICOM”sh.p.k përfituan kontratën me ofertën 95 milionë lekë.

Beci i jep tenderët tek kompanitë offshore

Ajo që të bën përshtypje është se përfitues i këtij tenderi është inidrekt një kompani offshore me bazë në Qipro.

Kështu, “EDICOM”sh.p.k ka aksioner kompaninë mëmë EAG2 Renewable Energy regjistruar në QKB më 24 Nëntor 2022 që është pjesë e G.E.A Green Energy me pronar Denis Martopullo, shoqëria ALIU ROAD HOUSE dhe kompania Gainsbourg.

Theksojmë se subjekti juridik mëmë nuk ka regjistruar të dhëna në regjistrin e pronarëve përfitues. Megjithatë, Beci i njeh pronarët e vërtetë, përndryshe nuk do t’ia jepte tenderin.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku vepron në këtë mënyrë.

Para dy javësh, Beci firmosi tenderin me një vlerë rreth 168 milion lekë me TVSH nga taksat e shkodranëve, duke ia dhënë “Albanian Motor Compani” me aksioner një kompani të regjistruar në offshore në shtetin e Qipros, të cilës rrjedhimisht nuk i dihet pronari final. Paratë destinohen për makina dhe biçikleta elektrike, por ku përfundojnë?

Kompania Grand Dalewest Limited ka 50% të aksioneve të Albanian Motor Compani. Ndërsa gjysmën tjetër e kanë vëllezërit Adrian Dulaku, Artan Dulaku, që është edhe pronar i madh mediash televizive dhe ndërtimesh dhe Genci Dulaku, drejtor i TV Vizion Plus. Kompania mëmë është e regjistruar në Qipro në emër të Christos Liasi. Përfitues janë regjistruar Zeev Livnat, Zvi Livnat dhe Shay Livnat me shtetësi izraelite.

Qipro njihet si një ndër parajsat fiskale të botës ku pas kompanive të ndryshme fshihen emrat e kriminelëve, trafikantëve dhe politikanëve të korruptuar.

2 milionë lekë për mbikëqyrësin e punimeve

Ndërkohë Beci ka hapur edhe një tender përmes të cilit do të gjejë një mbikëqyrës që të kontrolloje punën e Broz Dodajt. Më datë 2 nëntor ka qenë afati i fundit i paraqitjes së ofertave dhe tashmë pritet shpallja e fituesit. Për këtë shërbim, Beci ka menduar të shpenzojë 2 milionë lekë.

Kështu, në total për të suvatuar dhe lyer muret e kopshtit do të shpenzohen 126 milionë lekë. Çka do të thotë se deri në muajin Maj, prindërit që dërgojnë fëmijët e tyre nëpër çerdhe private.

Nën hetim nga SPAK?

Ndërkohë, Beci mund të jetë shqetësuar nga hetimet e SPAK. Duke u shfaqur në takimin e djeshëm të kryeministrit në Shkodër, kryetari dukej i zbehtë, megjithëse kryeministri po përmendte arritjet e tij në ndriçimin e rrugëve të qytetit. Theksojmë se tenderin e fundit Beci nuk e ka firmosur vetë, por ia ka deleguar zëvendësit të tij.

Theksojmë se emri i Becit është lakuar tek organi i akuzës qysh para 2 vjetëve. Në datën 15.04.2021, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Benet Becin, kandidat për deputet renditur i treti në listën shume emërore të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër. Denoncimi tregon se drejtori i KESH-it Benet Beci, shpërdoroi detyrën. Si kandidat për deputet ai qëndronte në krye të skemës për blerjen e votave me 100 euro si dhe duke zhvilluar tenderët me vlera deri në 1.5 miliard lekë.

Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbenet beciCerdhekompoani ofshoretender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Gju më gju me popullin dhe tepsinë përpara, Begaj viziton Peqinin

Gju më gju me popullin dhe tepsinë përpara, Begaj viziton Peqinin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com