GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Peleshi u jep 3 MLD lekë dy djemve të “Llazos” për hangarin e dronëve

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Peleshi u jep 3 MLD lekë dy djemve të “Llazos” për hangarin e dronëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një hambar përdoren, kjo i mungonte Mbrojtjes tonë për të avancuar dhe këtë e zbuloi ministri Niko Peleshi. Edhe pse sektori që ai mbulon ka mjaftë problematika, Peleshi vazhdon të zhvillojë tenderë abuzivë. Së fundmi ai ka zhvilluar tenderin me objekt “Ndërtim i infrastrukturës së nevojshme për UAV (hangari dhe mjedise shërbimi)”, në Bazën Ajrore Kuçovë, me fond limit 290,180,166 lekë  të reja pa TVSH.

 

13 firma, mes tyre shumë të njohura për lidhjet me qeverinë, kanë shfaqur interes për të përfituar këtë kontrat, e cila do t’iu siguronte një dorë të mirë përfitimi për 12 muaj.

Pra biznesmenëve të Peleshit iu duhen një vit për të ndërtuar një hambar që do të mbajë dronat e kontrollit nga ajri.

Por, pavarësisht mundimtit të tyre për të paraqitur propozimet, Peleshi e kishte përcaktuar më herët fituesi dhe nuk u lodh të kërkonte kushte dhe kritere. Sipas dokumentit të më poshtëm 8 oferta të tjera kanë qenë më të lira dhe të gatshme për të plotësuar kërkesat e prokurimit. Gjithsesi ato nuk janë marrë parasysh, Peleshi shkoi tek oferta e 10 për nga renditja e kostos së lartë.

Ofertë e paraqitur nga firma “LLAZO” sh.p.k, në pronësi të vëllezërve Aldi e Anea Llazi. Duke cenuar konkurrencën e drejtë Peleshi ka firmosur kontratën me ta dhe shumë shpejt paratë do të lëvrohen në arkat e tyre.

Janë vetëm disa hambar për dronë dhe vetëm Peleshi mund të na e shpjegojë se përse do të shpenzojë kaq shumë para dhe përcakton një kohë kaq të gjatë për punimet.

Apo e thënë hapur, kështu mund të ndërtohet skema për të vjelë para dhe për të mos  u dukur si abuzim.

Përfituesit

Por, Peleshi harron diçka se faktin që bashkëpunon me firma oligarkësh nuk mund të fshihet aq lehtë. Sikur e thamë pak më lartë firma fituese është në pronësi të dy vëllezërve me “nam”, të cilëve shpesh herë akuzohen për transport droge, gjithsesi nuk po thellohemi në këtë pikë duke qenë se nuk ka patur raste konkrete të publikuara.

 

Nga ana tjetër është mjaft konkret fakti që ata po privilegjohen mjaft nga Rilindja. Deri në muajin maj 2016 kjo firmë kishte marrë vetëm 1 tender me vlerë 7.2 milionë lekë të vjetra; në vitet 2017-2018 tenderët u shtuan 10 herë më tepër si vlerë, ndërsa në vitet 2019-2021 si me “shkop magjik” vlera e tenderëve u rrit në 4 milionë Euro.

E pra fitimet janë rritur por raportimi i pasqyrave financiare dhe pagesat e detyrimeve jo.

 

Sipas listës së pagave, ata i paguajnë punëtorët 3000 lekë të reja në muaj, ose me saktë vetëm këtë pjesë të pagës iu deklarojnë, ndërsa 132 punonjës i ka lënë pa sigurime shoqërore sipas kuotës për pension. Dhe ligjërisht, por edhe logjikisht nuk ka asnjë mundësi, që një biznesi  t’i pranohet nga tatimet listë pagash 3000 lekë të reja në muaj, kur mes punonjësve ka edhe arkitektë, inxhinier topografie, ekonomistë, super vizorë e deri shofer mjetesh të rënda.

Ky mashtrim e krim fiskal jo vetëm që nuk është dënuar nga DPT dhe institucionet e tjera përkatëse por vazhdon të lejohen e të rrëmbejnë të tjera fitime nga buxheti i shtetit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimaldi llazihambarllazo shpkmiliarda lkeniko peleshitendertender pa gare

Lajme të lidhura

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë
Breaking Views

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26
Para
Ish-banori i BB publikon sms-të, si Murseli tallte Luizin për Kiarën

Ish-banori i BB publikon sms-të, si Murseli tallte Luizin për Kiarën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26

Anuluhet mes mjegullës së korrupsionit tenderi 1.5 miliard lekë i Bashkisë Tiranë për asfaltimin e rrugëve të një lagje në...

Lexo më shumë
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com