Në thesin e Avni Ponarit bien edhe paratë e firmosura nga drejtori i ALBCONTROL, Dritan Isaku. Edhe ky, i besuar i Ballukut. Bëhet fjalë për tenderin e mbajtur më 5 tetor 2026, “Sigurimi i Pasurisë së Albcontrol”, me fond limit 79 946 666 lekë pa TVSH, ose 866 630 Euro pa TVSH. Drejtori Isaku nuk është munduar fare, sepse tenderi ishte me vetëm një pjesëmarrës. SIGAL këtë radhë e ka fshirë konkurrencën dhe ka imponuar rreshtimin në një Bashkim Operatorësh edhe të SIGMA-s, edhe të INTERSIG, sipas pjesës që ato zënë tegun e sigurimeve. Si pasojë, përfituesi i bërë publik në buletinin e datës 26 tetor 2026, e ka marrë kontratën me çmimin e ofertës 787.3 milionë lekë të vjetra që është gati 99% e fondit limit. Por festa e Isakut vazhdoi po atë ditë. I njëjti koktejl, me përqëndrim të lartë të SIGAL, ka marrë tenderin “Sigurimi i riskut nga të tretët dhe aksidentet ajrore”, me fond limit 738.5 milionë lekë lekë pa T.V.SH, ose 798 896 Euro pa TVSH. Ftesa e drejtorit Dritan Isaku i është drejtuar pjesëmarrësit të vetëm, bashkimit të firmave të drejtuar nga SIGAL me ofertën 727.3 milionë Lekë pa T.V.Sh.








Discussion about this post