GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Naimi përdori gjuhën e koduar”, avokati zbulon detajin para vrasjes së Liridonës

19:58 - 05/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Naim Murseli pranon se porositi vrasjen e Liridonës/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati nga Kosova, Tom Gashi, është shprehur se autorët e vrasjes së Liridona Ademajt vepruan si një organizatë kriminale, duke qenë se 3 persona ishin në dijeni për atë që do të ndodhte.

Në një prononcim për Euronews Albania, ai tha se Naimi foli suedisht në gjuhë të koduar në momentin që makina me vrasësit i doli para dhe u bëri thirrje fëmijëve që të dilnin nga makina, duke lënë vetëm Liridonën brenda.

Po ashtu ai tha se dyshimet e Policisë për bashkëshortin e Liridonës, Naimin, si të implikuar në vrasje nisën që ditën e parë, por vetëm pas dëshmisë së vrasësit ata mundën që ta arrestonin.

“Sa i përket ekstradimit të Naimit për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suedia nuk ka të drejtë meqë krimi ka ndodhur në territorin e Kosovës. Të gjithë po flasin por motivi i vërtetë i vrasjes nuk dihet.

Një prej pistave të para është marrja e shumës marramendëse të parave, prej 20 milionë eurosh. Mund të jetë një prej motiveve sepse ishte bërë sigurimi i jetës së Liridonës dhe nëse nuk do të kapej, përfitimin do e merrte Naimi.

Por u tha se kjo shumë nuk është e saktë, pasi shuma është deri në 1 milionë euro që ai mund të përfitonte nga sigurimet. Kjo ndodhi pas manifestimit të ditës më të shenjtë të ne shqiptarëve, pas 28 nëntorit dhe u paraqit si grabitje. Është e çuditshme sesi një makinë me shumë lehtësi i ka dalë para.

Personi që ka drejtuar makinën me aq lehtësisht është ndalur, ka folur në gjuhë suedeze që të dalin fëmijët, në gjuhë të koduar doja të thoja dhe kanë lënë Liridonën vetëm në krahun e djathtë të makinës.

Dhe Naimi ka dalë nga makina shumë lehtësisht bashkë me fëmijët e tij, pasi gjithçka ishte inskenuar. Duke parë që grabitësit kanë shtënë kur Naimi nuk ka qenë në makinë, Policia ka dyshuar, por nuk ka dalë direkt në konkluzion duke qenë se ngjarja ka qenë e rëndë. Fakti kryesor për Naimin është rrëfimi i vrasësit kryesor. Këta kanë vepruar si një organizatë kriminale. Të paktën 3 persona e kanë ditur që Liridona do të vritet në një ditë të caktuar, nga disa persona të caktuar”, u shpreh Gashi.

Etiketa: gjuha e koduarliridonanaimiVrasja

Lajme të lidhura

Zelensky ka një këshillë për liderët e Ballkanit: Rusia do përpiqet…
Aktualitet

Zelensky refuzon ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, presidenti ukrainas: S’mund të qëndroj krah Putinit

15:30 - 20/01/26
Kuvendi drejt televizionit të vet, afro 100 milionë lekë për studio, AI dhe Media Hub
Aktualitet

Kuvendi drejt televizionit të vet, afro 100 milionë lekë për studio, AI dhe Media Hub

15:15 - 20/01/26
Vrau bashkëshortin e partneres, shqiptari del para gjykatës greke
Aktualitet

Vrau bashkëshortin e partneres, shqiptari del para gjykatës greke

14:59 - 20/01/26
Para
Hamasi: Mbi 16 mijë palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Gaza

Hamasi: Mbi 16 mijë palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zelensky ka një këshillë për liderët e Ballkanit: Rusia do përpiqet…
Aktualitet

Zelensky refuzon ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, presidenti ukrainas: S’mund të qëndroj krah Putinit

15:30 - 20/01/26

Në një intervistë për gazetarët, Zelensky tha: “Ne e kemi marrë ftesën, diplomatët tanë po punojnë për të, por është...

Lexo më shumë
Kuvendi drejt televizionit të vet, afro 100 milionë lekë për studio, AI dhe Media Hub

Kuvendi drejt televizionit të vet, afro 100 milionë lekë për studio, AI dhe Media Hub

15:15 - 20/01/26
Vrau bashkëshortin e partneres, shqiptari del para gjykatës greke

Vrau bashkëshortin e partneres, shqiptari del para gjykatës greke

14:59 - 20/01/26
Trump shton presionet: Groenlanda, territor amerikan që nga ky vit

Trump shton presionet: Groenlanda, territor amerikan që nga ky vit

14:40 - 20/01/26
Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët

Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët

14:21 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com