GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veto greke në BE, Rama: Nuk e prish gjakun me absurditetin…

17:10 - 08/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Veto greke në BE, Rama: Nuk e prish gjakun me absurditetin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste se Shqipëria kaloi 3 furtuna: tërmetin, pandeminë dhe krizën e çmimeve, që erdhi fill pas fillimit të luftës në Ukrainë vetëm falë gatishmërisë së Partisë Socialiste.

Sipas tij, nëse këto ngjarje do të ndodhnin para 10 vitesh do ta gjenin vendin të papërgatitur dhe jo të gatshëm për të përballuar krizat.

“Pa asnjë ekzagjerim do të ishte e ngjashme me humnerën e vitit 1997, por fatmirësisht dhe vetëm, falë PS-së, të tre furtunat dërmuese na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e thjeshtë të këtij vendi me forcën dhe dinjitetin e një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve të tij, por ama nuk i lë vetëm kurrë në momentet e vështirësive të mëdha”, u shpreh Rama.

Sipas tij, sot Shqipëria është një vend krejt tjetër dhe çmohet botërisht, si kurrë më parë, për përparimet e dukshme që ka bërë, pret thuajse 10 milionë turistë brenda këtij viti që po mbyllim, ka një monedhë kombëtare më të fortë se asnjëherë, ecën çdo ditë përpara në çdo drejtim dhe ulet në çdo tryezë të komunitetit ndërkombëtar, jo vetëm duke dhënë respekt, siç ka bërë gjithmonë, por dhe duke marrë të njëjtin respekt nga të gjithë, siç nuk ndodhte përpara se sa ne ta sillnim Shqipërinë në këtë formë dhe në këtë pozicion.

Lidhur me paralajmërimet e Greqisë për të vendosur veton për bllokimin e kësaj faze të negociatave me BE-në, Rama tha se absurditeti i Greqisë nuk do ta pengojë Shqipërinë në rrugëtimin europian.

Rama solli në vëmendje skepticizmin e shprehur vite më parë nga Gjermania, Holanda, Franca, ndërsa tha se sot kemi arsyen e mosarsyeses nga ana e Greqisë.
“Nuk duhet të humbasim busullën, nuk duhet të na prishet gjaku ne se Greqia mund të mbajë qëndrime absurde”, tha Rama.

Në vijim ai shtoi se në rast se Greqia do të vërë veton për Shqipërinë për rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, nuk është një arsye se përse ai do duhet të mërzitet. Madje, ai thekson se do të kthehet nga Brukseli edhe më krenar dhe më i motivuar për të vazhduar përpara punën, përtej asaj që e konsideron absurditet në rast se do të ndodh.

“Në rast se kjo ndodh, nuk do kthehem nga Bruskeli i mërzitur, por më krenar për Shqipërinë edhe më i motivuar për të vazhduar bashkë punët e shtëpisë sonë, edhe më i bindur se një absurditet i tillë nuk do e vonojë asnjë ditë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, madje edhe i rivendosur për ta përshpejtuar këtë proces, për ta bërë gati Shqipërinë për BE edhe më parë se BE të jetë Shqipërinë”, tha Rama.

Ai u shpreh se nuk ndryshon qëndrim për çështjen Beleri, sepse është i sigurt që Shqipëria ka të drejtë.

“Unë nuk do të pranoj deri në 13 dhjetor se fqinjët tanë do t’i vënën tapën e vetos shishes së hapur me aq shumë përkushtim, punë e profesionalizëm, nga një skuadër prej më shumë se 1000 vetash. Në gjithë sistemin e shtetit tonë, që kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në tryezat e dialogut, për skanimin e gjendjes së vendit dhe duke provuar me fakte gadishmërinë ë Shqipërisë për të vazhduar me dukje negociatat”, tha Rama.

Ai renditi punën kolosale që ka bërë deri më tani Shqipëria, e për rrjedhojë, Shqipërisë nuk mund t’ia pengojë asnjë shtet për interesa politike, integrimin në familjen Europiane.

“E qartë asnjë cic-mic ballkanik, apo gërr-gërr perëndimor për interesa politike nuk e vonon dot Shqipërinë në anëtarësimin në VBE, përkundrazi Shqipëria jo vetëm që do e bëjë përafrimin e legjislacionit, por do ta bëjë shumëfish më shpejt sesa më i shpejti e ka bërë më parë dhe bujarisht do të ndihmojë edhe Kosovën, por askush nuk e pengon dot që ta nis ndërvendosjen të të gjithë trupit ligjor të Bashkimit Europian”, u shpreh ai.

Këtë arritje për të cilin tha se është shumë krenar do ua shpalosë liderëve Europian në Bruksel, si një kartolinë për festat e fund vitit.

“Në 13 dhjetor në Bruksel, bashkë me dilemën greke, do ua lë si kartolinë rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale për ndërvendosjen e legjislacionit tonë të masave e legjislacionit të BE”, tha Rama.

Etiketa: GreqiaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
Para
ChatGPT, Rama zbardh marrëveshjen me Mira Muratin

ChatGPT, Rama zbardh marrëveshjen me Mira Muratin

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Zakynthos në Greqi, ku një qen pitbull sulmoi për vdekje një fëmijë 18-muajsh,...

Lexo më shumë
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com