Partia Demokratike mbush 33 vjet nga dita e themelimit të saj.
Por ky është viti i 3-të rradhazi që demokratët festojnë të ndarë mes Lulzim Bashës, që e drejtoi këtë parti nga 2013 deri në 2022 kur dha dorëheqjen, për tu rikthyer sërisht në verën e 2023-it, dhe Sali Berishës që pas një pauze 8 vjeçare, u rikthye në krye të PD-së.
Dy figurat qendrore të PD-së në të paktën 15 vitet e fundit drejton secili nga një parti, ku Basha vijon të ketë vulën e logon, ndërsa Berisha ka selinë dhe elektoratin.
Lulzim Basha organizon festën e tij në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ndërsa Sali Berisha ka zgjedhur Hotel Tiranën.
Nuk dihet nëse festës së PD-së në Hotel Tirana e organizuar nga Berisha do i bashkohet edhe grupimi i Gazment Bardhit, por në festën e Lulzim Bashës është shfaqur Bamir Topi, ish-President dhe Rexhep Uka, ish-ministër i Bujqësisë në qeverinë e parë të PD-së (1992-1996).
Discussion about this post