GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ç’është ky kryeministër që thotë më hëngrën dardhat prapa shpine?”, Rakipi debat me Klosin

23:14 - 11/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ç’është ky kryeministër që thotë më hëngrën dardhat prapa shpine?”, Rakipi debat me Klosin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka debatuar me Ylli Rakipin, lidhur me faktin që disa eksponentë të kësaj partie po shkojnë prapa hekurave.

Kjo ka qënë tema në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ku Rakipi ka theksuar se njerëzit e kupolës po shpëtohen, ndërkohë që kryeministri thotë se nuk di asgjë për korrupsionin që ka ndodhur dhe “i kanë ngrënë dardha prapa shpine”.

Debati:

Klosi: Ai është kongresi ynë i brendshëm. Një kongres që ishte një ekspoze e atyre që kemi bërë. Të gjithë folësit e kishin fjalën e tyre të strukturuar, do të flisnin për çfarë ka ndodhur dhe çfarë do ti ofrojmë Shqipërisë deri në 2030. Nëse shqiptarët ndihen mirë me atë që është bërë, e tregon vota. Nuk votohet nëpër studio televizive. Shumica e gjërave që kemi bërë janë pozitive për njerëzit dhe e treguan zgjedhjet. PS ka prodhuar dhjetëra, mbase mbi 100 ministra, ka prodhuar nja 180 kryetarë bashkie. Disa kanë ngjarje dhe po hetohen. Ky nuk është as një numër maksimal dhe as një numër shumë shumë i madh. Ajo që ndryshon dhe u tha në Kongres, është se askush nga këta nuk ka marrë mbrojtjen e PS dhe PS nuk është bërë barrikadë. Nuk jemi si Berisha, që mbronte ministrat, shante prokurorët.

Rakipi: Nëse Kryeministri i vendit del sot dhe thotë, nuk kam faj unë për atë që hanë “dardha” prapa krahëve të mi. Pastaj del nesër dhe thotë nuk kam faj unë për atë që hanë “limonë”, etj, etj. Atëherë kjo zotëri, ky kryeministër ç’punë bën? Pse duhet të jetë në këtë detyrë? Se ky qenka i paaftë. Nëse ky nuk e kupton, që pjesa dërrmuese e ministrave të tij, që janë prapa hekurave sot…

Klosi: Jo pra, sapo e thashë. Nga 100 ministra që ka prodhuar kjo mazhorancë, 3-4 prej tyre po gjykohen.

Rakipi: Po them edhe nivelet e tjera. Vetëm pardje ke 15 fletë-arreste vetëm për inceneratorin e Tiranës dhe talleni me popullin shqiptar në mënyrën më të tmerrshme në botë. Është si të kem unë një problem me emisionin dhe ju të kapni operatorin.

Klosi: Po nëse problemi është shkaktuar nga operatori, po.

Rakipi: Gjoja keni bërë drejtësi të re dhe vini dhe kapni punonjësit dhe drejtorët. Ore Erion Veliu nuk gjykohet në këtë histori?

Klosi: Po pse çfarë ka Erion Veliaj?

Rakipi: Janë prishur 100 e ca milione euro dhe kaq? Doni të na bëni për budallenj fare? Si ka mundësi?

Klosi: Ju prisni që ne të kemi debat në PS për kënaqësinë tuaj. Pse nuk ka Kongresi sherr?

Sejamini: Zoti Klosi thotë ne kemi harmoni, ju pse jeni xhelozë për harmoninë tonë….

Klosi: Ka probleme me procedurën, ato po gjykohen. Nuk ka probleme me praktikën. Do të gjykohet procedura.

Rakipi: Ju jeni më dele se Partia Demokratike. Shiko sa dele jeni ju… Jo ti, se ti vjen edhe në emision sepse nuk je hajdut.

Klosi: Ne jemi familje politike, secili mban përgjegjësi…

Rakipi: Familje që nuk lë gjë pa vjedhur. Ju i bini Arben Ahmetajt tani, e bëni copa-copa, se nuk e do kryeministri. Erion Veliun dhe këtë tjetrin Beqajn, i hiqni. Nuk është në aferë ministri por janë ata poshtë. Nuk është në aferë Erion, por janë drejtorët, përfshirë edhe kushëririn e gruas së Erion Velisë. Na bëni tani copa budallenjsh dhe thoni na dëgjoni ne.

Blendi Klosi: Mbase në Kongres në tetë orë, dy orë u fol për këtë. Ne nuk jemi drejtësia. Ja kemi dalë të realizojmë këtë fakt. PS e ngriti, PS e votoi, PS dha kontributin e saj, për të krijuar nëj institucion që është drejtësia. Nuk gjykojmë dot as pozitivisht as negativisht, ato që drejtësia deklaron. Në rastet që përmendët, janë vendime të gjyqësorit.

Etiketa: DebatiKlosiKryesore1Rakipi

Lajme të lidhura

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
Para
Në dashuri duhet pak durim, çfarë thonë yjet për ju sot

Në dashuri duhet pak durim, çfarë thonë yjet për ju sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26

Pastrimi i parave në ekonominë shqiptare po zhvendoset nga modelet sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe më të sofistikuara. Në...

Lexo më shumë
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com