GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha lëshon bombën për Erion Veliajn: Po planifikon të arratiset

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha lëshon bombën për Erion Veliajn: Po planifikon të arratiset
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të pazakontë sot gjatë konferencës së shtypit, duke iu drejtuar shteteve të tjera që të mos pranojnë kërkesën për azil politik nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili po demaskohet dita-dita ditës si ideatori dhe përfituesi i miliona eurove nga afera e inceneratorëve, aferë nën hetim nga SPAK dhe për të cilën kanë nisur arrestimet e bashkëpunëtorëve më të afërt të Veliajt në bashkinë e Tiranës.

“U bëj thirrje vendeve partnere dhe vendeve të tjera që të refuzojnë çdo kërkesë për azil të këtij megahajduti në vjedhjen më të madhe të shqiptarëve ose në vjedhjen e shekullit,” tha Berisha.

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i opozitës nënvizoi.

“Këtu do u lexoj vetëm një korrespondencë të tij, sepse u bë përpjekje e madhe për ta paraqitur djegësin si një aferë të Lefter Kokës. Këtu unë do t’ju lexoj në faqen 31 të vendimit për Arben Ahmetajn, prokuroria ka administruar një komunikim shkresor mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Tiranës.

Në shkresën me numër 34881/1, datë 6.10.2017, të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përcjellë ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, një kthim-përgjigje ku thuhet: Bashkia e Tiranës ka detyrim buxhetor që derivojnë nga kontrata e koncesionit për ndërtimin e landfillit. Sipas kësaj kontrate, Bashkia e Tiranës duhet t’i paguajë koncesionarit një shumë të barabartë prej 29 eurosh për ton.

Në shkresën numër 292/1, datë 13.10.2017, Ministria e Mjedisit i përcjell informacion Ministrisë së Financave: Nga përmbajtja e kësaj kontrate, nuk ëshët përcaktuar në asnjë dispozitë që Ministria e Mjedisit të ketë marrë përsipër pagesën e ndonjë tarife apo detyrimi financiar ndaj koncesionarit. Por janë njësitë vendore të Tiranës që duhet të paguajnë për koncesionarin, pagesën për depozitimin e mbetjeve.

Pra, çdo gjë, fakton se djegësi i Tiranës është djegësi Veliaj, natyrisht nuk ndodhte kurrë pa firmën, bonusin e Edi Ramës.

Natyrisht, nuk mund të ndodhte kurrë pa firmën, bonusin e Edi Ramës. Pra, është djegësi Rama-Veliaj.

Së fundmi, Erion Veliaj që mbrëmë ka kaluar nga studio në studio me presione të tmerrshme ndaj medieve, sipas disa burimeve po bën gati valixhet t’ia mbathë.

Ndaj u bëj thirrje vendeve partnere dhe vendeve të tjera që të refuzojnë çdo kërkesë për azil të këtij megahajduti në vjedhjen më të madhe të shqiptarëve ose në vjedhjen e shekullit”, u shpreh Berisha

Etiketa: berishaKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa
Uncategorized

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Patosi përsëri në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin
Aktualitet

Patosi përsëri në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin

12:06 - 19/08/26
Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie
Uncategorized

Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

11:02 - 19/08/26
Para
Rrëfim prekës! U qëllua me 12 plumba nga Hamasi ushtarja izraelite…

Rrëfim prekës! U qëllua me 12 plumba nga Hamasi ushtarja izraelite...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Aktualitet

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26

Erjon Zylyftari ishte i revoltuar. “Është një padrejtësi dhe një turp i madh,” deklaroi ai në fund të korrikut, kur...

Lexo më shumë
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra janë ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi

09:29 - 22/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për sot, 22 Gusht 2026

07:33 - 22/08/26
Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com