GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: SPAK punon me regji të Ramës, ja pse u kërkua sot autorizimi për arrestimin e Berishës

19:09 - 12/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Malltezit, Këlliçi: ‘Show’ për të hequr vëmendjen nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi, anëar i Kryesisë së PD të drejtuar nga Sali Berisha, shprehet se SPAK po punon me regji të Kryeministrit Edi Rama. Sipas Këlliçit kjo provohet me kërkesën që SPAK paraqiti në Kuvend për të kërkuar autorizimin për arrestimin e ish-Kryeministrit Berisha, në një kohë kur opinioni publik pyet sepse nuk ndodhet në listën e personave të arrestuar për aferën e inceneratorit të Tiranës, emri i Erion Veliajt.

Në studion e Syri TV, Këlliçi tha se kemi një sinkronizim të plotë të veprimeve mes mazhorancës dhe SPAK.

“Në çdo studio, tema e debatit ka qënë se përse nuk ka qënë Erion Veliaj i ndaluar sepse kanë dalë dokumenta me firmën e tij dhe të Bashkisë Tiranë, është shkelur ligji me të dyja duart dhe me të dyja këmbët dhe çuditërisht nuk merret as si person në hetim Erion Veliaj.

Goditja e fortë që është dhënë dje nga të gjitha media me hir apo me pahir, kjo ka ndodhur se nuk del asnjë njeri që të mbrojë inceneratorin e Tiranës, të na e tregojnë se ku e kanë dhe duhej menjëherë një alibi tjetër, duhej zhvendosur vëmendja dhe e bënë në këtë moment që e gjithë vëmendja dhe prozhektorët ishin te Bashkia e Tiranës dhe inceneratori i Tiranës që është afera më e madhe korruptive në 30 vite pasi shkon minimalisht deri në 1 miliard euro, deri tani kemi faktuar se janë paguar 130 milionë euro.

Është një aferë që është nisur fillimisht nga kryeministri Edi Rama duke ndryshuar strategjinë nga landfille në incenerim në djegie. U gjet si shkak emergjenca mjedisore kombëtare, Shqipëria ishte në një emergjencë mjedisore dhe ne do mbyteshim nga plehrat sipas kronikave e viteve 2014-2015.

Në këto 9 vite, qeveria jonë ka paguar 130 milionë euro deri tani për tre inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe unë nuk di të ketë një katastrofë mjedisore tani që ne flasim.

Paratë janë vjedhur dhe kjo tregon që kemi të bëjmë me një aferë, ke zero produkt në këtë mes.

Tani vjen momenti që goditet zoti Berisha për të tërhequr vëmendjen, goditet 1 javë pasi u votëbesua në kuvendin kombëtar si Kryetari i PD-së dhe 2 muaj pasi është bashkuar opozita, 42 deputetë janë bashkuar dhe po bëjnë betejën në parlament që nga data 5 tetor.

Ditën e sotme kemi një sinkronizim të plotë të veprimeve mes mazhorancës dhe SPAK. Për herë të parë sot është votuar votimi i ndryshimit të rregullores në parlament që nuk ka ndodhur në 33 vite paralamentarizëm.

Është një dorë që i dirigjon të gjitha çfarë ndodhin. Është Edi Rama që dirigjon qoftë goditjet që ndodhin në SPAK brenda rradhëve të veta dhe koordinon të gjithë asgjësimin e jetës parlamentare.

Jemi përballë faktit që sot opozitës, PD-së i cakton Lindita Nikolla kryetarin e grupit parlamentar, përfaqësuesin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore, të jep fjalën nëse do ajo dhe përjashtohen komisionet. Kjo ka ndodhur për herë të parë në 33 vjet ndryshimi i rregullores së parlamentit”, tha Këlliçi.

Etiketa: berishaKelliciRamaSpak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Berisha: SPAK po barazon Shqipërinë e Edvinit me Rusinë e Putinit

Berisha: SPAK po barazon Shqipërinë e Edvinit me Rusinë e Putinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com