GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Beteja e opozitës në Kuvend, Berisha e Bardhi me qëndrime të kundërta

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita drejt vendimeve ekstreme: Edhe grevë urie si Pjetër Arbnori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dje u zhvillua mbledhja e grupit parlamentar të deputetëve të opozitës, drejtuar nga Gazment Bardhi. Sikurse mësohet ajo është shoqëruar edhe me debate lidhur me qëndrimin që duhet të mbajë opozita, pas vendimeve më të fundit të mazhorancës socialiste për të ndëshkuar shumë më ashpër, deri ne dy muaj përjashtim, deputetët demokratë për veprimet e tyre kundërshtuese dhe bllokuese në seancat plenare apo edhe komisionet parlamentare. Qëndrime të kundërta ka patur mes kreut të opozitës, Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi.

Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, që dita e seancës plenare, e kësaj te enjteje, të jetë ditë proteste. Sipas tij, duhet arritur një pikë kulmore e aksionit opozitar, duke thirrur mbështetësit e opozitës përpara parlamentit.

Për ish-kryeministrin kjo do të duhet të bëhet për shkak se Partia Socialiste ka lajmëruar votimin e ndryshimeve pa konsensusin e opozitës të rregullores së Parlamentit, ku tashmë deputetët e opozitës, mund të përjashtohen deri në 2 muaj.

Por kjo ide e Berishës, është kundërshtuar nga Gazment Bardhi, i cili, sipas burimeve, ka deklaruar se nuk ka arritur ende koha për të thirrur qytetarët në protestë, pasi do të duhet ende që këtë betejë ta përballojnë deputetët, dhe se është thënë publikisht se deputetet duhet të sakrifikojnë për të drejtat e tyre të shkelura kushtetuese. “Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Surprizë ka qenë edhe reagimi i një ndër deputetëve më mbështetës të Sali Berishës, që prej nisjes së aksionit të tij të Foltores, Flamur Noka, i cili ka dalë në krah të Gazment Bardhit, duke argumentuar, se një protestë e tillë, nuk mund të zhvillohet në këtë moment. “Kemi deklaruar që betejën do ta përballojnë fillimisht deputetët, përpara se t’i kërkojmë sakrificë mbështetësve”, mësohet të jetë shprehur ai.

Pas një diskutimi të gjatë deputetët e opozitës randë dakord që të enjten të mos ketë protestë, por të vijohet me aksionin opozitar brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

 

 

Etiketa: BardhiberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real
Breaking Views

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës
Aktualitet

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26
Para
Hilary Duff është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt

Hilary Duff është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com