GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje! U sekuestruan 11 tonë kokainë, mes të arrestuarve shqiptarë

12:09 - 13/12/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje! U sekuestruan 11 tonë kokainë, mes të arrestuarve shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia spanjolle sekuestroi dy ngarkesa me 11ton kokainë që po trafikoheshin nga “karteli ballkanik” me qëllimin për tu shpërndarë në tregun e BE-së gjatë krishtlindjes.

“Në një javë, ne kemi arritur të heqim 11ton kokainë nga tregu”, tha kreu i Brigadës Qendrore të Njësisë për Drogën dhe Krimin e Organizuar në policisë spanjolle, Antonio Martínez Duarte.

Sipas Euronevvs, të dy ngarkesat, po transportoheshin nga organizata kriminale shqiptare ndërsa në pranga gjatë dy operacioneve kanë rënë 20 persona. Arrestimet u kryen nga fundi i nëntorit deri ditën e djeshme, ndërkohë që shumica e të dyshuarve janë shqiptarë, një kokumbian, një domenikan dhe disa spanjollë, përfshirë edhe biznesmenin e peshkut që dyshohet se ka bashkëpunuar me trafikantët.

Policia tha se droga erdhi nga Kolumbia nëpërmjet Ekuadorit dhe u zbulua në kontejnerë që kishin mbërritur në portet e Vigos, në Galicia dhe Valencia. Në operacionin e parë, në Vigo, policia sekuestroi 7.5 ton kokainë të fshehur në fileto peshku të ngrirë. Kjo ishte kapja më e madhe e bërë ndonjëherë në rajonin spanjoll që ka shërbyer prej kohësh si një portë kalimi për kokainën nga Amerika Latine për në Evropë.

Operacioni i dytë, në Valencia, rezultoi në sekuestrimin e 3.4 ton kokainë të fshehur në fundet e dyfishta të kontejnerëve që po transportoheshin me anije.

Zyrtari i policisë spanjolle bëri të ditur se të dy operacionet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, veç faktit se organizatat që qëndrojnë pas trafikimit të kokainës janë me origjinë shqiptare”, pjesë e atij që njihet si “Karteli ballkanik”. Duarte ka shtuar më tej se këto organizata janë vendosur në vendet e origjinës së kokainës në Amerikën Latine dhe kontrollojnë transportin e drogës nga nisja deri në mbërritje.

Etiketa: ArrestimetdrogaSpanja

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Dakota Johnson: Gjumi është prioriteti në jetën time

Dakota Johnson: Gjumi është prioriteti në jetën time

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com