GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli i jep mikut të tij 80 MLN lekët e shkollës “Azem Hajdari”

14:13 - 13/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Rakip Suli i jep mikut të tij 80 MLN lekët e shkollës “Azem Hajdari”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, iu është vënë keq fondeve të shkollave dhe të rrugëve, duke shpikur skema për abuzimin. Këtë herë ka shfrytëzuar blerjen e karrigeve, tavolinave, rafteve të reja për shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Më datë 13 nëntor 2023 është hapur tenderi me objekt “Blerje mobilieri për shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari””, për të cilin është lënë në dispozicion 80 milionë lekë. Por Suli edhe për kaq lekë, bën të pamundurën duke ua kaluar miqve të tij.

Shohim se në fillim për këtë tender kanë shfaqur interes të marrin pjesë në garë 9 kompani, me oferta të ndryshme. Por, janë lodhur më kot, sepse Suli nuk e njeh garën dhe konkurrencën, çdo gjë e paracakton vetë nga fillimi në fund.

Kështu ka vepruar edhe me projektin në fjalë. Në ditën kur është mbyllur gara dhe duhej bërë shqyrtimi i të gjithë ofertave, Suli i ka rënë shkurt duke skualifikuar 8 prej pjesëmarrësve.

Kështu, në fazën përfundimtare mbeti e vlefshme vetëm oferta e firmës ERALD, në pronësi të Arjan Mujës.

Duke qenë se nuk pati asnjë konkurrent tjetër përballë, në fazën përfundimtare të prokurimit Muja ka përfituar automatikisht tenderin dhe më pas kanë firmosur kontratën me Rakip Sulin.

Ndërsa vëmë re se disa prej kompanive janë skualifikuar me argumentin se janë paraqitur me vonesë për të dorëzuar mostrat e produktit. Në këtë pikë Suli mund të jepte një afat shtesë, sepse edhe ligji i krijon këto lehtësi. Ndërsa kryetari nuk ka ecur fare në direktivat e ligjit, por në interesin e vet, sepse e kishte ndarë mendjen më herët që këto para do t’i ndajë me Mujën.

Prandaj, tenderit i është vënë “Red Flag” nga Open Data Albania, për të treguar riskun e abuzimit duke hedhur dyshime nëse shkolla do të pajiset vërtetë me mobilje cilësore.

Kjo mbetet për t’u parë pas 45 ditësh kur të ketë përfunduar edhe afati i tenderit!

Kujtojmë se një muaj më parë, Rakip Suli ishte dy herë në SPAK, ku pas dëshmisë në Prokuroria tha se “drejtësia duhet të lihet të bëjë punën e saj”. Hetimet në bashkinë e Kamzës po kryhen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera për dy episode, shkelje e barazisë në tendera për pastrimin dhe fondet e tërmetit.

Lexo edhe: Oktapodi Yzedin Bozhaj ushqehet nga Rakip Suli me 500 MLN lekë, i fal tenderin e rrugës “Ahtisari”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimRakip Sulired flagshkolletender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Vdes papritur 19-vjeçari shqiptar në Greqi, udhëtonte drejt Janinës!

Vdes papritur 19-vjeçari shqiptar në Greqi, udhëtonte drejt Janinës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com