GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Rama: Çështja me Greqinë nuk lidhet me negociatat, zgjidhet mes nesh

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Çështja me Greqinë nuk lidhet me negociatat, zgjidhet mes nesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët tregoi se çfarë ka ndodhur në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor. Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe tek çështje me Greqinë, për të cilën tha se ai nuk e sheh të lidhur me negociatat, por si një problem që duhet ta zgjidhin dy palët.

Greqia, u shpreh Rama është një partner strategjik i Shqipërisë, me të cilën duam të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin.

“Kam prekur çështjen e marrëdhënies strategjike të Shqipërisë me BE si një marrëdhënie që bazohet tek një religjion i përbashkët, si një amanet i vjetër i atyre që na lanë porosi që të mos harrojmë asnjëherë se dielli lind andej nga perëndon, si një mision dhe borxh historik ndaj gjeneratave të tjera, dhe patjetër si një fuqi e shtuar për të punuar dhe për të përballuar me durim cdo vështirësi dhe për të kapërcyer çdo pengesë.

Është trajtuar edhe çështja e vështirësisë që prej vitesh në fakt krijojnë ekspertimet e mosmarrëveshjeve bilaterale mes një vendi dhe një tjetri në tryezën e BE.

Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen mes dy vendeve. Është e paarsyeshme që në një proces integrimi ku një vend hyn në negociata që do të thotë hyn në një fazë të shtet bërjes evropiane, duke përfituar përditë nga transferimi dijes së BE të pengohet, të votohet sepse ka një çështje

Ballkani dhe vendet që janë të përfshira në këtë proces në vendin tonë mund ta parashikojmë sa vështirësi nxjerrin rrugës mes njëra tjetrës. Aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të natyrës historike, të natyrës krejtësisht politike, dhe jo për çështje që prekin ndonjë aspekt që lidhet me vlerat dhe parimet e BE.

Në çështjen mes nesh dhe Greqisë nuk e kam zgjatur shumë, unë kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh, që duhet ta trajtojmë mes nesh dhe në të gjitha rastet është një çështje që sa na takon nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave, por as e përmbajtjes e marrëdhënies tonë me Greqinë, që është një partner strategjik, vend fqinj që duam të thellojmë bashkëpunimin dhe të forcojmë miqësinë duke bërë gjithçka që na takon ne. Ne duam të jemi një vend evropian në Ballkan, jo një shtet ballkanik në BE. Shqipëria, duhet, mund dhe me punën tonë të përbashkët do të bëhet Europa e Ballkanit”, tha Rama.

Etiketa: GreqiNegociataRama

Lajme të lidhura

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin
Aktualitet

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26
Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!
Aktualitet

Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

08:52 - 19/10/26
Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN
Lajme

Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN

17:13 - 18/10/26
Para
Presidenti Duka: Kombëtarja, ambasadorja më e mirë e Shqipërisë!

Presidenti Duka: Kombëtarja, ambasadorja më e mirë e Shqipërisë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com