GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mblidhet sot Këshilli i Mandateve, opozita proteston para…

07:56 - 18/12/23
në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mblidhet sot Këshilli i Mandateve, opozita proteston para…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me shumë zhvillime pritet të jetë kjo e hënë. Mesdita e sotme pritet ta gjejë opozitën në protestë, për të zbatuar atë që e cilëson si mosbindje civile. Protesta do të mbahet përpara Kryesisë së Kuvendit, teksa në një prej ambienteve të kësaj godine, Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtij të fundit i është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Nga ana tjetër Berisha nuk ka marrë ende një vendim nëse nesër do jetë përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK-ut, apo do të përfaqësohet me avokatët e tij në këtë mbledhje.

Sakaq, në daljet e tij për mediat, Berisha ka ftuar qytetarët dhe demokratët në protestë, ndërsa ka theksuar se ky tubim është thirrur nga opozita. Ai ka pohuar se protesta nuk ka lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij. Pavarësisht vendimmarrjes së këshillit, ish-kryeministri është shprehur se do ta njohë vendimin e Parlamentit, cilido qoftë ai.

Mbetet për t’u parë nëse ky vendim do merret vetëm me votat e 5 socialistëve.

Për tubimin e thirrur nga demokratët, komisariatet e policisë do të jenë të hënën në gatishmëri dhe për mbarëvajtjen e tij. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka hartuar një plan masash me prezencë të shtuar të punonjësve të rendit në perimetrin ku do të mbahet protesta. Krahas protestës së të hënës opozita ka paralajmëruar edhe një tjetër tubim përpara Parlamentit të enjten. Kujtojmë se 28 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.

Etiketa: Keshilli i MandateveSali Berisha

Lajme të lidhura

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26
Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë
Aktualitet

Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

23:09 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve
Kosovë & Rajon

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 18 Dhjetor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga qendra e paraburgimit në Hagë ka folur për jetën politike në rast të një...

Lexo më shumë
Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

23:09 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

22:38 - 10/04/26
Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!

Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!

21:51 - 10/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com