GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Emiriana Sako i dhuron 180 MLN lekë ‘oligarkut të semaforëve’

14:16 - 18/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia Durrës e drejtuar nga Emiriana Sako nuk e lë asnjëherë me duar bosh Bajram Dalipajn pronarin e kompanisë “I.D.K – KONSTRUKSION”.

Bashkia Durrës e drejtuar nga Emiriana Sako nuk e lë asnjëherë me duar bosh Bajram Dalipajn pronarin e kompanisë “I.D.K – KONSTRUKSION”.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Durrës e drejtuar nga Emiriana Sako nuk e lë asnjëherë me duar bosh Bajram Dalipajn pronarin e kompanisë “I.D.K – KONSTRUKSION”. Kështu ka ndodhur edhe në prag të Krishtlindjeve. Madje do të shohim se këtë herë, Emiriana ka shpikur një projekt që t’i bëjë dhuratën e radhës mikut të saj.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Furnizim dhe Vendosje Sinjalistike Rrugore, viti 2023”, me fonde që janë akorduar për Ndërmarrjen e Rrugëve Durrës. Viti po mbyllet dhe Emiriana u kujtua se paska lekë për të vënë “policë të shtrirë” në rrugë. Sikur shihet, ky tender ishte planifikuar që bëhej për vitin 2023 dhe kryebashkiakia u kujtuar tani në fund të vitit.

Këto lekë janë për Dalipajn, kështu që duhen skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit.

Duke parë abuzimet, Open Data e vlerësoi tenderin me “Flamur të kuq”, si shenjë e qartë e riskut të korrupsionit. Dhe duke qenë se gara është mbyllur më datë 14 dhjetor 2923, pavarësisht se afati i punimeve do të zgjasë 2 muaj, nuk ka mundësi praktike që Thesari t’i japë lekë Dalipajt brenda këtij viti. Pra, kryetarja nuk po e bën tenderin për punët e vitit 2023, por do t’ia japë në vitin 2024, mbase për Festën e Bajramit.

Këto lojëra me afate hedhin dyshimet e para që ky tender është bërë posaçërisht për t’i xhiruar fondin Dalipajt dhe jo për një punë të domosdoshme të analizuar nga punonjësit e bashkisë.  Nga ana tjetër, shohim se kërkohen dy muaj kohë për të vendosur 2 tabela, një pasqyrë, një barrierë plastike, një kon dhe një “polic të shtrirë”.

Ndërkohë, më tutje do të shohim se si Sako ia ka lehtësuar mjaft rrugën mikut të saj që të përfitonte kontratën në fjalë.

Sipas dokumenteve që disponojmë, për këtë tender janë paraqitur dy propozime. Oferta e parë me vlerë 142 milionë lekë është paraqitur nga bashkimi i operatorëve GRIALD dhe R. S. & M shpk, ndërsa oferta tjetër me vlerë 152 milionë lekë nga firma “I.D.K – KONSTRUKSION”. Edhe pse kjo e fundit kishte ofertën më të shtrenjtë u shpall menjëherë fituesi, pa garë fare. Sepse në fazën e  parë, pa bërë shqyrtimet që kërkon ligji, Sako përjashtoi nga gara ofertën më të lirë.

Epo tashmë Dalipaj njihet dhe si “oligarku i semaforëve”, për shkak se vazhdon të fusë në xhep para për sinjalistikë, ndërkohë që të gjithëve na ndodh që edhe në rrugët kryesore të qytetit të ndeshim mungesë dritash dhe semaforë të prishur. Duke parë numrin e lartë të tenderëve për këtë shërbim, lind pyetja se ku shkojnë këto para dhe pse institucionet përgjegjëse nuk reagojnë.

Ndërkohë, paratë shkojnë drejt e në arkën e biznesmenit Bajram Dalipaj, i cili fiton thuajse të gjithë tenderat që kanë si objekt: “Sinjalistikën rrugore dhe semaforët”. Nëse do i hidhni një sy listës së tenderëve të qeverisjes vendore, kjo kompani ka përfituar shuma të majme nga bashkitë Tiranë, Durrës, Korçë, Librazhd, Vlorë e shumë të tjera.

Sako dhe Veliaj duket se i kanë lidhur kontratë të përhershme, të fshehtë me Dalipajn, përderisa i eliminojnë konkurrencën me vendimet e tyre.

Sipas të dhënave, kjo kompani ka fituar në total 71 kontrata publike me vlerë 638,526,007 lekë të reja ose 6.38 miliardë lekë të vjetra. Vetëm nga Bashkia e Tiranës “I.D.K – KONSTRUKSION” ka fituar 24 kontrata ose tendera me vlerë  3 miliardë lekë të vjetra. Ndërsa nga Bashkia Durrës ka përfituar 12 kontrata me vlerë mbi 1 miliardë lekë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimabuziumbajram dalipajdritaEmiriana SakosemaforetenderVjedhje

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Gjykata Speciale merr vendim për Thaçin dhe Veselin

Gjykata Speciale merr vendim për Thaçin dhe Veselin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com