GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Amendamentet Felaj”, PS miraton pa konsensus ndryshimet për komisionet hetimore

16:00 - 19/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Amendamentet Felaj”, PS miraton pa konsensus ndryshimet për komisionet hetimore

Nenkryetarja e parlamentit, Ermonela Felaj dhe Ministrja e Shtetit per marredheniet me parlamentin, Elisa Spiropali duke votuar gjate nje seance parlamentare, ne te cilen eshte disktuar dhe aprovuar drafti per pensionet private. Gjate seances, mungoi kryeministri Edi Rama./r/n/r/nThe Deputy Speaker of the Parliament, Ermonela Felaj and the Minister of State for Relations with the Parliament, Elisa Spiropali voting during a parliamentary session, in which the draft for private pensions was discussed and approved. During the session, Prime Minister Edi Rama was absent.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët socialistë në komisionin parlamentar të ligjeve miratuan të martën ndryshimet ligjore për funksionimin e komisioneve hetimore sipas propozimeve të koleges Ermonela Felaj të depozituara vetëm 12 ditë më parë në Kuvend.

Në rendin e ditës ishin futur për shqyrtim dhe dy projektligje të propozuara nga deputetët e opozitës Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho të depozituara në prill të vitit 2022, por nismëtarët nuk u paraqitën në mbledhjen online.

Gjatë diskutimeve deputetët e PS-së argumentuan se ndryshimet disiplinonin punën dhe praktikën e funksionimit të këtyre komisioneve dhe si nevojë e interpretimeve që Gjykata Kushtetuese i kishte bërë ligjit që daton në vitin 2002 gjatë vendimmarrjeve të saj.

“Këto ndryshime disiplinojnë si sjellje ato që kthehen në normë të detyrueshme “- tha kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, relatore e projektligjit, duke shtuar se “rregullat e vendosura në ligj do të krijojnë konsolidimin e një praktike të mirë në këtë veprimtari parlamentare”.

Ndryshimet parashikojnë synon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen, objektin dhe mënyrën e zhvillimit të komisioneve hetimore parlamentare dhe që që të mbyllë dyert e këtyre komisioneve për publikun përmes interpretimeve evazive për mbrojtjen e të dhënave personale të dëshmitarëve, mbrojtjen e sekretit tregtar, shtetëror apo kur publiciteti mund të sjellë përhapjen e të dhënave sekrete.

Nismëtarja e ligjit tha se për mbledhjet me dyer të mbyllura është marrë si model ligji i Bundestagut gjerman dhe kodi i procedurës penale.

Po ashtu, i jepet përparësi në vendimmarrje rolit të mazhorancës politike, në rolin e sekretarit dhe vendimet me shumicë të anëtarëve, por sipas nismëtares Felaj këto ndryshime kanë hequr mekanizmat bllokues të punës në komisione.

Pandeli Majko kërkoi nga kolegët që të ketë një komunikim dhe konsensus me opozitën duke vlerësuar propozimet e Tabakut dhe e konsideroi komisionin hetimor për inceneratorët “si një nga komisionet më serioze dhe si një model për t’u konsideruar”.

Po ashtu, Felaj, tha se do merren në konsideratë ato propozime të draftit të Tabakut që reflektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese duke i cilësuar të përafërta me propozimet e saj.

Por socialistët nuk pranuan propozimin e Tabakut për përbërjen me numër të barabartë anëtarësh mes opozitës e mazhorancës dhe strukturën me dy sekretarë, duke vijuar të mbajnë shumicën dhe sekretarin e komisionit, të cilit i jepet rol kyç në detyrimin që të kundërfirmosë shkresat për provat dhe dëshmitarët.

Pas mbledhjes, Tabaku i cilësoi ndryshimet e bëra nga PS si instrumente të mazhorancës për të kontrolluar këto komisione.

“Ky ligj qartësisht ka shkaktuar probleme për mazhorancën sepse duke zbatuar ashtu siç ishte vuri para drejtësisë ministra”- tha ajo për mediat, duke iu referuar komisionit të fundit hetimor për inceneratorët të drejtuar nga Tabaku.

Sipas saj, socialistët nuk e ndryshuan ligjin për të reflektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por “e ndryshuan për ta bërë atë si instrument që sa herë do qeveria të pengojë një komision hetimor siç ka bërë deri më sot”.

Që pas komisionit të bujshëm për aferën e inceneratorëve, mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë tjetër të opozitës, duke mohuar të drejtën kushtetuese për të kontrolluar qeverisjen, me pretendimin se ligji në fuqi ka nevojë për rregullime.

Rrëzimi i kërkesave për komisionet hetimore parlamentare e ka shtyrë opozitën e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që të radikalizojë qëndrimin e vet në Kuvend duke tentuar të bllokojë veprimtarinë parlamentare./BIRN

Etiketa: amendamentefelajhetimi parlamanetarKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin
Breaking Views

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim
Aktualitet

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Para
22-vjeçe të sjellësh rrotull meshkujt, për kë e ka Shqipja?!

22-vjeçe të sjellësh rrotull meshkujt, për kë e ka Shqipja?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25

“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Lexo më shumë
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25
I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

11:07 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com