GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës te Kuvendi, ja slogani që do përdoret të enjten

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha njofton protestë përpara Gjykatës së Lartë: Ky është fillimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita e drejtuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protest kombëtare para Kuvendit të Shqipërisë ditën e enjte.

“So sot o kurrë” është slogani i protestës, e cila sipas organizatorëve nis në orën 09:00, ndërkohë që seanca plenare fillon në orën 10:00.

Deputetët demokratë do të vijojnë me protestën e tyre brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë Parlamentit pritet të mblidhen mbështetës të opozitës jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet.

Në seancën e së enjtes pritet të votohet edhe raporti i Këshillit të Mandateve që i hap rrugën SPAK në vendosjen e një mase arresti për ish-Kryeministrin Sali Berisha. Pavarësisht se në deklaratat publike protesta thuhet se është thirrur për mosplotësimin nga ana e mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama të kërkesave të opozitës që kanë të bëjnë me komisionet hetimore, por edhe me zëvendësimin e anëtarëve të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore, është e vështirë të bësh një ndarje që protestuesit nuk do të marrin pjesë në protestë, edhe për të mbështetur liderin historik të PD-së, ish-kryeministrin Sali Berisha, përballë kërkesës së SPAK.

Ky i fundit arriti të marrë mbështetjen e 6 anëtarëve të Këshillit të Mandateve, 5 deputetëve socialistë dhe Enkelejd Alibeajt nga grupimi i Lulzim Bashës, për miratimin e një autorizimi që me miratimin në seancë, i hap rrugën SPAK-ut që të kërkojë në GJKKO një masë arresti shtëpie ndaj Berishës.

Kreu demokrat akuzohet nga SPAK se ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa Berisha e ka konsideruar dosjen e SPAK si një sulm politik që i bëhet atij dhe familjarëve të tij me urdhër të Edi Ramës. SPAK kishte vendosur dy masa ndaluese për ish-Kryeministrin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” që u konsideruan si legjitime nga GJKKO në dy shkallët e vlerësimit të masave të sigurisë, por që nuk u njohën nga kreu demokrat me argumentin se SPAK nuk kishte marrë më parë lejen e Parlamentit.

Etiketa: Kryesore1KuvendiOpozitaprotesta

Lajme të lidhura

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit
Aktualitet

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Para
Vrasja në burgun e Peqinit/ Nis seanca për Sokol Mjacajn

"Mos u afro, mos hy në gjak me mua", ja si Mjaca kërcënoi shefin e Policisë (Dëshmia e plotë)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com