GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

“Kartolina” e qeverisë/ Mjekë, gazetarë, aktorë, sportistë …, të gjithë në taksim

20:46 - 22/12/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kartolina” e qeverisë/ Mjekë, gazetarë, aktorë, sportistë …, të gjithë në taksim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Zotimin, që vetëm pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama e trumbetonte me të madhe se deri në vitin 2030 bizneset e vogla do të paguanin zero taksë, e mori era shumë shpejt.

Duke filluar nga 1 janari çekani i taksave do të bjerë mbi pjesën dërrmuese të bizneseve të vogla, praktikisht tek të gjitha ato që operojnë në fushën në shërbimeve. Dhe do të jetë i rëndë. Për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, taksa do të jetë 15 për qind. Për ato me xhiro mbi 14 milionë lekë, shkalla e taksimit të të ardhurave do të jetë 23 për qind.

Dy ditë më parë, qeveria miratoi një vendim ku përcaktoi listën analitike të të ashtuquajturave profesione të lirë.

“Në zbatim të nenit 69, të ligjit nr.29/2023, të ndryshuar, përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike të tatimpaguesve, persona fizikë të vetëpunësuar dhe entitete, që ofrojnë shërbime profesionale, me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit, të cilët do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Kapitali.al publikon listën e aktiviteve që do të hyjnë në taksim dhe ajo përfshin praktikisht çdo shërbim. Lista përmban plot 170 aktivitete shërbimesh. (Kliko këtu për listen e bizneseve që futen në taksim nga 1 janari.)

Mjekë, mësuesë, gazetarë, aktorë, sportistë, konsulentë, agjenci publiciteti…, etj etj. Të gjithë këta nga data 1 janar do të provojnë darën e taksave të qeverisë. Kjo ishte dhurata e qeverisë për Vitit të Ri.

Taksim mbi xhiron

Problemi me profesionet e lira është se ato nuk kanë shpenzime. Ose i kanë të papërfillshme. Praktikisht e gjithë xhiro shkon si fitim për efekt taksimi. Ndaj norma e taksave zbatohet thuajse mbi xhiron.

Për bizneset e vogla, qeveria ka lënë një hapësirë që ato mund të zgjedhin me marrëveshje të njohin si shpenzime 30 për qind të xhiros. Ndërsa mbi 70 për qindëshin tjetër do të godasë taksa 15 për qind.

Fjala vjen, një profesionit i lire që ka arkëtuar 5 milionë lekë nga biznesi i tij do të mund të njohë si shpenzime maksimalisht 1.5 milionë lekë. Diferenca prej 3.5 milionë lekësh taksohet e plotë me 15 për qind. Që do të thotë se ky biznes duhet të paguajë 450 mijë lekë tatim mbi të ardhurat në vit. Me pak fjalë, gati 400 euro në muaj.

Taksa zero është privilegj për miliarderët

Por një javë para se qeveria të dërgonte kartolinën e hidhur për profesionistët e lirë, ajo dërgoi një tjetër kartolinë. Këtë herë të ëmbël. Në mbledhjen e parafundit, qeveria miratoi statusin special për hotelin Ëhitë Roads në Dhërmi të kompanisë Gjikuria.

Statusi Special do të thotë zero tatim mbi të ardhurat, zero taksë ndikimi në infrastrukturë dhe vetëm 6 për qind TVSH për gjithçka. Më parë të njëjtin status e ka marrë edhe Balfin Group për hotelet në Palasë dhe në radhë janë të gjithë të mëdhenjtë e investimeve në turizëm.

Por korporatat e mëdha të resorteve nuk janë të vetmet që bëjnë biznes pa taksa. Të njëjtin privilegj e kanë edhe kompanitë e oborrit, që punojnë në fushën e IT-së. Për këto të fundit privilegji justifikohet me sebepin e zhvillimit e aktivitetit të programimit dhe kodimit në vend.

Pra kompanitë e mëdha të IT-së, që marrin tendera me fryrje të përbindshme kostosh nga buxheti i shtetit, paguajnë vetëm 5 për qind tatim mbi fitimin. Profesionistët e lirë do të paguajë 15 për qind të xhiros.

Siç e pat thënë dikur Abraham Lincoln, “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin.” /Kapital.al/

Etiketa: profesioneqeveriataksimi

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Tre shqiptarët në stol, Empoli mposhtet nga Lazio

Tre shqiptarët në stol, Empoli mposhtet nga Lazio

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com