GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shembjet në rrugën Vlorë-Orikum, ku shkuan 800 mijë eurot e dhëna në maj të 2021-shit?

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Shembjet në rrugën Vlorë-Orikum, ku shkuan 800 mijë eurot e dhëna në maj të 2021-shit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rruga Vlorë-Orikum ka qenë gjithmonë problematike, ndërsa situata bëhet edhe më rëndë në ditët me shi. Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, ky aks rrugor i ndërtuar “shkel e shko” ka pësuar sot rrëshqitje në disa pjesë dhe si pasojë është bllokuar kalimi. Pra, pavarësisht taksave që derdhin qytetarët, pavarësisht miliona eurove që ka dhënë qeveria për rikonstruktimin e kësaj rruge, ajo sërish është në gjendje të shumë të keqe dhe e rrezikshme për automjetet. Duke parë këtë situatë  të gjithëve na lind pyetje se, ku shkuan 800 mijë euro që qeveria pagoi për mirëmbajtën e këtij aksi rrugor?!

Kujtojmë se në maj të këtij viti qeveria dhënë një tender me vlerë 71.922.762 lekë pa TVSH, me objekt; stabilizimi i qëndrueshmërisë të aksit rrugor Vlorë – Orikum, zona Jonufër – Nimfa. Si duket kompanisë fituese nuk i kanë mjaftuar paratë, për derisa rruga vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme dhe askush nuk kujdeset për mbarëvajtjen e saj. Atëherë ku shkuan këto para, duke marrë parasysh se edhe në vitet 2008-2009 kësaj rruge i është bërë një rikonstruktim i thellë dhe 800 mijë eruoshi ishte fond shtesë vetëm për mirëmbajtjen e saj.

Marrja e borxheve

Por, nuk mbaron me kaq miliona të tjera janë derdhur në këtë rrugë, e cila shembet sapo fillojnë reshjet. Në prill të 2021 qeveria shqiptare ka marrë  50 milionë uro kredi, ku pjesa më e madhe shkuan sërish për rregullime në aksin Orikum-Vlorë.

Me këto para qeveria synonte që të bënte ndërhyrje konkrete për rritjen e dimensioneve të tombinove dhe urave, mbrojtjen shtesë për skarpatet me qëllim minimizimin e efekteve të rrëshqitjeve të tokës dhe  modifikimin e formulave të asfaltit për t’i rezistuar temperaturave të larta. Por faktet flasin vetë dhe tregojnë që asgjë nga këto nuk është bërë, për aq kohë sa rruga katandiset në atë gjendje.  Sakaq, sjellim në vëmendje se edhe më parë qeveria ka marrë një tjetër borxh, po për riparimet në këtë aks rrugor. Konkretisht, bëhet fjalë për marrjen e një kredie me vlerë 50 milionë dollarë nga Banka Botërore. Pra, dy herë borxhe, shpërndarja e fondeve në 2008-2009 për rikonstruktim dhe së fundmi tenderi 800 mijë dhe aksi Vlorë-Orikum sërish në gjendje skandaloze dhe pa asnjë investime, po paratë ku shkuan?!

Ankesa

Duke pasur parasysh gjithë këto para të çuara dëm dhe punën që nuk është bërë si duhet, një ankesë është dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Vetë KPP ka publikuar ankesën që është bërë  për tenderin me objekt rikonstruktimin e zonës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum, Loti III. Ky projekt i shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një fond limit prej 53.9 milionë lekë pa TVSH vetëm për projektimin parashikon ndërhyrje në një nga zonat më të problematike në vend s ai takon trafikut në pikun e sezonit veror dhe probleme me rrëshqitjet gjatë dimrit. Sipas dokumentit, ankimuesi për procedurën e prokurimit është Gjeokonsult& Co, i cili pretendon se FSHZ ka dhënë tenderin pa garë duke bërë skualfikime të padrejta dhe ka shkelur ligjin për prokurimet publike. Më tutje, ankimuesi pretendon se dokumentet për këtë tender janë falsifikuar dhe kriteret e garës janë ndryshuar sipas dëshirë, duke shkelur në flagrancë ligjin.

E.H/gijotina.com/

Etiketa: abuzimekryesore2Oeikum-Vlorepara

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Alarm i kuq në Itali, regjistrohen 79 viktima në 24 orë

Alarm i kuq në Itali, regjistrohen 79 viktima në 24 orë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb
Kosovë & Rajon

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

14:48 - 22/08/26

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i shtyn qëllimshëm proceset e formimit...

Lexo më shumë
Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com