GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prodhuesit e bukës: Do të vijojmë me rritjen e pagave

në Aktualitet, Ekonomi, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Prodhuesit e bukës: Do të vijojmë me rritjen e pagave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mungesa e punëtorëve një nga problematikat më të mprehta për shumë sektorë të ekonomisë ka prekur ndjeshëm edhe prodhuesit e bukës, ëmbëlsirave dhe pastiçerive. Hendeku i krijuar te burimet njerëzore edhe nga ky sektor pritej të zgjidhej me punësime të të huajve nga India dhe Filipinet, ku më herët prodhuesit e bukës zhvilluan takime me kompani rekrutimi nga Dubai.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se kompanitë vendase janë tërhequr nga vendimi për punësimet e të huajve. Arsyet për mosmarrjen e tyre, sipas tij janë kostoja e lartë për paga dhe akomodim dhe pasiguria për ofrimin e punonjësve të kualifikuar. “Kostoja për marrjen e punonjësve të huaj ishte e lartë që shkonte përtej 1,000 euro në muaj (800 euro rroga +300 euro akomodim, ushqimin. Më mirë të rrisim rrogat e fuqisë vendase sesa të mbajmë punonjës të huaj për të cilët nuk garantohet kualifikimi i duhur për përpunimin e brumit dhe përgatitjen e ëmbëlsirave. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe për 2024-n.

Përgjatë vitit 2023 pagat e punonjësve për këtë sektor janë rritur 2 deri 3 herë. Nuk ka më punonjës me pagë 40 mijë lekë në muaj. Niveli i pagës për specialist mesatar varion 60 mijë deri 70 mijë lekë në muaj. Për specialistin e lartë paga arrin deri 150 mijë lekë në muaj. Ndërsa paga e punonjësve sanitare është 55 mijë deri 65 mijë lekë në muaj”.

A e përballon këto kosto shtesë sektori i prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave? Peshkopia thotë se për zbatimin e kësaj vendimmarrje parësore do të vijojë të mbetet ruajta e ekuilibrit me qëllim mosrritjen e çmimit të bukës. Kostot e rritjes së pagave sipas tij janë amortizuar te ulja e fitimeve të bizneseve, por edhe të rritja e çmimeve për disa lloje produktesh, duke mos prekur çmimin e bukës masive.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave pohon se aktualisht ka një stanjacion të largimeve të popullatës në emigracion, pavarësisht tendencës pozitive kërkesa për punonjës të rinj veçanërisht në sektorin e shërbime, si shitëse apo sanitare mbetet e lartë. “Nuk presim që vitin e ardhshëm të vijojë kriza, si e këtij viti për punonjësit, pasi largimi është frenuar. Janë të shumta familjet që kanë ikur prej vitesh në emigracion dhe po rikthehen. Pra bëhet fjalë për individë me zanat që po rehabilitohen në vend”. Sipas të dhënave të shoqatës në vend operojnë 8,000 deri 10,000 furra buke dhe pastiçeri, ku secila prej tyre po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Mungesa e fuqisë punëtore shtoi kostot edhe për prodhuesit e bukës. Rritja e pagave vështirësoi vjet gjendjen te disa furra buke, të cilat rritën çmimet e bukës masive 10 deri 20 lekë./Monitor

Etiketa: Kryesore1Prodhuesit e bukës

Lajme të lidhura

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit
Aktualitet

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Aktualitet

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Para
Nga 1 janari, Serbia lejon lëvizjen me targat e Kosovës në…

Nga 1 janari, Serbia lejon lëvizjen me targat e Kosovës në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26

Vijojnë aksidentet rrugore në Durrës. Një 28-vjeçar që udhëtonte me motor është përplasur me një automjet të drejtuar nga dy...

Lexo më shumë
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com