GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sot mbahet seanca për Berishën, SPAK ka kërkuar arrest shtëpie

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë pritet të ndodhë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot mbahet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Disa ditë më parë SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme dhënien e masës së sigurisë arrest shtëpie për të. Sot në orë 10:00 në Gjykatën e Posaçme do të dëgjohen palët, nuk do të shqyrtohet në dhomë këshillimi por në prani të palëve, prokurorëve të SPAK, mbrojtjes së ish-kryeministrit, avokatëve të tij dhe vetë Berishës.

Më herët Prokuroria e Posaçme reagoi në një njoftim zyrtar për datën e mbajtjes së seancës për Berishën.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26.12.2023 ora 10:00”, sipas njoftimit të SPAK.

Kërkesa e SPAK për masën ndaj Berishës u dërgua më 22 dhjetor me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.

Berisha tha se do të konsultohet me avokatët e tij nëse do të marrë pjesë në seancën e Gjykatës së Posaçme.

“Avoketërit do të jenë ata që do më këshillojnë mua, por edhe një herë, çdo qëndrim i imi është përcaktuar nga mungesa e legjitimitetit, nuk kishte asnjë dosje aty, avokati kishte 7 faqe me vendimet e gjykatës”, tha Berisha.

Kujtojmë se një ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Më 12 dhjetor në një shkresë drejtuar Kuvendit, SPAK  kërkoi autorizimin për arrestimin e Berishës me argumentin se ish-kryeministri nuk kishte zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

Mbi Berishën rëndon akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa GjKKO vendosi më herët masën detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë vendit.

Etiketa: berishaseance

Lajme të lidhura

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!
Breaking Views

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë
Breaking Views

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku
Breaking Views

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
Para
Gjermani, përmbytjet prekin disa pjesë të vendit

Gjermani, përmbytjet prekin disa pjesë të vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26

Një apartament në katin e 9-të të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen...

Lexo më shumë
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com