GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dha dëshmi të rreme, GJKKO pranon ankimimin e Belerit për Ramën

12:53 - 28/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni Europian thyen heshtjen për burgosjen Belerit: Po e ndjekim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka pranuar ankimin e Fredi Belerit pasi SPAK mori vendimin për mosnisjen e hetimeve ndaj Arsen Ramës, i cili u akuzua nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës për deklarim të rremë.

GJKKO vendosi që të shfuqizojë vendimin e datës 11 tetor të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për mosfillimin e procedimit penal ndaj Arsen Ramës dhe të pranojë ankimin e paraqitur nga Beleri.

Peshkatari Arsen Rama është personi që ka realizuar audio-përgjimi që çoi në burg fituesin e “BF” për Bashkinë e Himarës.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik dhe kërkon të lejohet që të kryejë betimin.

Njoftimi i Gjykatës

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, të bërë ndaj shtetasit A.R për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b të Kodit Penal, ka regjistruar kallëzimin penale Nr. 211 të vitit 2023.
  2. Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.10.2023 vendosi: “Mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin penal Nr. 211 datë 09.10.2023 të depozituar nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri. Ky vendim i njoftohet kallëzuesit, i cili ka të drejtën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga marrja dijeni.”.
  3. Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 23.10.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 305/b të Kodit Penal, duke vlerësuar se Prokuroria e Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga ankuesi Dhionisios Alfred Beleri, me vendimin Nr. 426, datë 28.12.2023, vendosi:
  4. Pranimin e ankimit të paraqitur nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri.
  5. Shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 211 datë 09.10.2023”, datë 11.10.2023.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 

Etiketa: beleriDëshmiRama

Lajme të lidhura

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve
Aktualitet

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

14:20 - 22/04/26
“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij
Aktualitet

“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

13:54 - 22/04/26
Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari
Aktualitet

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari

13:31 - 22/04/26
Para
“Mësova çfarë është dashuria”, Rudina Dembacaj  uron vajzën për ditëlindje

“Mësova çfarë është dashuria”, Rudina Dembacaj uron vajzën për ditëlindje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, reshjet e shiut nuk i shuan dot flakët

14:45 - 22/04/26

Zjarri në landfillin e Bushatit është riaktivizuar. Raportohet se flakët, të cilat kishin përfshirë venddepozitimin e mbetjeve, janë ndezur sërish...

Lexo më shumë
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

14:20 - 22/04/26
“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

13:54 - 22/04/26
Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari

13:31 - 22/04/26
Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera

Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera

13:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com