GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore, Shqipëria në rrezik

07:48 - 10/12/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore, Shqipëria në rrezik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me gjithë hapat e rëndësishëm që kanë marrë vendet për t’iu përgjigjur pandemisë së COVID-19, të gjitha, pavarësisht nivelit të të ardhurave që kanë, mbeten në mënyrë të dukshme të papërgatitura për t’iu përgjigjur kërcënimeve epidemike dhe pandemike raportoi indeksi global i shëndetësisë për vitin 2021.

Shqipëria pësoi rënie të pikëve në këtë indeks që është produkt i Iniciativës për Kërcënimin Nuklear dhe Qendra Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore. Në vitin 2019 pikëzimi i siguruar nga Shqipëria ishte 1.2 më shumë sesa në 2021 kur shënoi rezultatin total prej 45 pikësh. Shqipëria është renditur në vendin e 59 nga 195 që ishte totali i vendeve të marra në analizë.

Por cilat aspekte të sigurisë shëndetësore të marra më vete kanë pësuar përmirësim apo përkeqësim në raport me vitin 2019 kur është publikuar për herë të fundit ky indeks. Sa i takon parandalimit Shqipëria është në të njëjtin nivel në të dyja indekset e fundit duke u renditur në vendin e 49.

Ajo që paraqitet me përkeqësim është detektimi apo zbulimi që ka një rënie të pikëve me 5.4. Tek kjo kategori mbikëqyrja, aksesi në të dhëna dhe transparenca janë ato ku janë bërë hapa pas ndërkohë që dhe investigimet të bazuara në raste janë gjithashtu me përkeqësim. Forca punëtore epidemiologjike dhe zinxhirët e furnizimit të laboratorëve kanë mbetur të pandryshuar.

Përgjigja është treguesi i tretë që përbën indeksin dhe që ka shënuar një vlerë 38.1 me një rënie me 5.4 duke na renditur në vendin e 79 globalisht vetëm për këtë tregues. Rënia më e madhe ka qenë në nën komponentin e aksesit në infrastrukturën e komunikimit dhe të kufizimeve për të udhëtuar dhe tregtisë. Në përmirësim ishin përgatitja për emergjencë dhe plani për t’iu përgjigjur asaj.

I vetmi indikator ku Shqipëria ka përmirësim është ai i shëndetit dhe që lidhet me infrastrukturën e nevojshme pra për numrin e klinikave dhe spitaleve si dhe të stafit mjekësor në dispozicion. Këto të fundit janë më mirë sesa në vitin 2019 por diferenca më e madhe është bërë nga nën komponenti i zinxhirit të furnizimit në sistemin shëndetësor dhe punonjësit në fushën e shëndetësisë.

Një tjetër tregues i marrë në analizë është ai për normat ku ka një rënie të pikëve me 2.9 në raport me 2019 dhe angazhimet ndërkombëtare dhe financimin.

I fundit është treguesi i riskut ka një rënie me 3.1 të pikëve të indeksit në raport me vitin 2019 dhe ai tregues që e rendit me keq vendin tonë nëse vlerësohet më vete. Shqipëria renditet e 121 mes 195 vendeve vetëm për këtë tregues dhe çka shihen si problematike janë risku i sigurisë dhe politikës, rezistenca socio-ekonomike, rreziqet mjedisore dhe dobësitë e shëndetit publik./Monitor

Etiketa: Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore

Lajme të lidhura

Trump deklaron nga Davosi: Shtetet e Bashkuara, motori i ekonomisë globale
Aktualitet

Nuk heqim dorë nga Groenlanda/ Trump në Forumin e Davos: Kur Amerika është e fortë, bota është më e sigurt

15:20 - 21/01/26
Banka Botërore i jep ‘shuplakë’ Ballukut: Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi
Aktualitet

Banka Botërore i jep ‘shuplakë’ Ballukut: Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi

12:20 - 21/01/26
KLSH: Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 mln dollarë munguan nga nafta bruto
Aktualitet

KLSH: Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 mln dollarë munguan nga nafta bruto

10:33 - 20/01/26
Para
I mungon? Donaldi këndon këngën e Semit

I mungon? Donaldi këndon këngën e Semit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lamallari prezanton ndryshimet në Kodin Penal: Nga dekriminalizimi i shpifjes te ndëshkimet për parkimin në rresht të dytë
Aktualitet

Lamallari prezanton ndryshimet në Kodin Penal: Nga dekriminalizimi i shpifjes te ndëshkimet për parkimin në rresht të dytë

17:30 - 21/01/26

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend një paketë të gjerë ndryshimesh në Kodin...

Lexo më shumë
41-vjeçari arrestohet në Itali, kërkohej në Shqipëri për armëmbajtje pa leje (EMRI)

41-vjeçari arrestohet në Itali, kërkohej në Shqipëri për armëmbajtje pa leje (EMRI)

17:15 - 21/01/26
Zelensky: Rusia po kryen gjenocid, po rrëmben fëmijët ukrainas

Zelensky nuk shkon në Forumin Ekonomik të Davosit, Rusia ka zhvilluar sulme të tjera

16:58 - 21/01/26
Tentoi t’i vinte flakën bashkëshortes, gjykata italiane lë në burg 43-vjeçarin shqiptar

Policia italiane kap 31 doza kokaine dhe 750 euro, arrestohet 26-vjeçari shqiptare

16:45 - 21/01/26
Anuela e bashkisë i jep 2 mln euro me flamur të kuq Breçanit, që të ruajë UKT-në

Anuela e bashkisë i jep 2 mln euro me flamur të kuq Breçanit, që të ruajë UKT-në

16:30 - 21/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com