GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli mbush me kafe “Kompleksin e Dijes”, 4.7 MLD lekë ia fal Faik Currit pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Dritan Agolli mbush me kafe “Kompleksin e Dijes”,  4.7 MLD lekë ia fal Faik Currit pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Agolli është si “Fanti spathi” në lojën me fondet që bëjnë institucionet. Kështu, Agolli shfaqet së fundmi me një dorë lekësh që destinohen për arsimin e lartë. Në fillim të nëntorit u njoftua se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur ndërtimin e ‘Kompleksit të Dijes’,

Vetë kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook”, ndau pamje nga “Kompleksi i Dijes”. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo është një tjetër vepër arsimore që nis së shpejti. Në fakt, procedura e ndjekur është një vepër korrupsioni që tashmë ka nisur të hedh hapat e parë. Dhe është një bashkëpunim i Universitetit ‘Fan S. Noli’ me FSHZH, pa llogaritur bashkinë Korçë duhet të ketë qenë iniciatorja. Pra, janë bërë bashkë një tufë zyrtarësh dhe administratorësh që e kanë mendjen të shqyejnë fondin e këtij projekti.

Tenderi pa garë

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 2 “Kompleksi i Dijes, Korçë”.

Sipas të dhënave, financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore për periudhën 2023-2026. Programi buxhetor quhet  “Infrastruktura Vendore dhe Rajonale. Burimi i financimit: Buxhet shteti”.

Punimet për këtë tender kanë nisur më 15 nëntor 2023 kur u hap edhe gara për dorëzimin e ofertave. Ajo që bie në sy është se po në të njëjtën ditë është mbyllur afati. Pra kompanitë e interesuara kanë patur afat vetëm 24 orë që të dorëzojnë aplikimet.

Duke parë vlerën e lartë të tenderit, 474,325,344 lekë (pa TVSH) janë paraqitur menjëherë 17 oferta të ndryshme. Dhe gjatë këtij muaji supozohej që komisioni i vlerësimit të ofertave të shqyrtonte me kujdes secilën prej tyre, por ka ndodhur e kundërta.

Më datë 13 dhjetor 2023, FSHZH ka shpallur fituesin, pasi i kishte skualifikuar të gjitha kompanitë e tjera. Open Data Albania evidenton se procesi nuk është zhvilluar sipas ligjit. Shihet se Dritan Agolli ka përjashtuar nga gara 16 ofertat dhe ja lënë mbi tavolinën e tij vetëm koktejlin e operatorëve  “XHENGO SHPK” – “CURRI” sh.p.k, me propozimin 3.5 miliardë lekë.

Për mungesë konkurrence dhe transparence ky tender ka marrë “Flamurin e kuq”, i cili jep alarmin për abuzimin që bëhet me këtë fond të konsiderueshëm. Në fund të fundit pranë universitetit do të ndërtohet me një godinë për të strehuar “inovacionin”, që është mbulesa për t’u dhënë hapësirë kafeneve dhe restoranteve.

Vallë për kafe dhe restorante kanë nevojë universitetet?

Të themi të drejtën, Agolli ka futur edhe dy apo tre salla leksionesh e studimi për t’ua mbyllur gojën studentëve dhe pedagogëve. Ndërsa pronarëve që do të kenë kafe dhe restorantet në këtë godinë iu ka rënë “bingo”, sepse ndërtesa do të jetë në mes të natyrës dhe në një zonë që popullohet në masë nga të rinjtë. I ka bërë mirë llogaritë Agolli dhe miqtë e tij në Korçë.

Përfituesit

Do të donim ta kishim gabim, por duke parë se kujt ia japin fondin dhe marifetet e përdorura në këtë tender, Agolli dhe Sotiraq Filo nuk të lënë dyshime se do ta përvetësojnë pjesën e luanit. Paratë po xhirohen në llogarinë e Faik Currit, i cili është pronari i firmës “Curri shpk” dhe kjo kompani është përfaqësuese e ofertës që ka me firmën Xhengo shpk.

Kompania e tij në 4 vitet e fundit ka përfituar 530 milionë lekë të reja tendera me mbi 300 transaksione që janë bërë nga buxheti i shteti. Madje vërejmë se edhe tenderët me shkelje kapin shifra të larta, ku secili prej tyre nuk zbret poshtë 1 miliard lekëshit.

Tani e kuptoni pse skuqet nga shkeljet dosja e prokurimit për projektin tek “Fan S. Noli”. Curri është oligark i majmur nga Erion Veliaj, Bebet Beci, Dritan Agolli dhe i zyrtarë të tjerë që nuk pyesin për rregullat, por do të përvetësojnë deri sa SPAK t’i mbërthejë pas hekurave.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAgolliFSHZHkampusiKorçësotiraq FilotenderUniversitet

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
Krim horror/ Vrau gruan, nënën dhe më pas kreu vetëvrasje

Krim horror/ Vrau gruan, nënën dhe më pas kreu vetëvrasje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles
Botë

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26

Skuadra e Iranit dhe stafi i saj kanë treguar një gjest të veçantë sportiv pas barazimit me Belgjikën, duke lënë...

Lexo më shumë
Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

14:43 - 22/06/26
Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

14:12 - 22/06/26
Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

13:52 - 22/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet