GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakruan me thikë 73-vjeçarin grek, ja si u zbuluan dy shqiptarët

21:04 - 29/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakruan me thikë 73-vjeçarin grek, ja si u zbuluan dy shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shqiptarë u arrestuan si autorët e dyshuar të plagosjes së rëndë të një 73-vjeçari grek, gjatë një tentative grabitjeje.

Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë me origjinë shqiptare, 25 dhe 18 vjeç, u zbuluar pasi kishin lënë kanaçet me pijet energjike dhe mbetje ushqimore, që më pas çuan në identifikimin e tyre nga autoritetet policore.

Dy autorët kishin ngritur një kartel jashtë shtëpisë së 73-vjeçarit, duke lënë mbetje dhe një kanaçe me pije alkoolike, të cilat i kishin blerë nga një supermarket aty pranë, ndërsa punonjësi që i shiste i kishte parë.

73-vjeçari, viktima e një grabitjeje brutale me thikë në shtëpinë e tij në Kefaloni, mbrëmjen e së mërkurës, po lufton për të qëndruar gjallë në Spitalin Universitar të Janinës.

Sulmuesi 25-vjeçar e ka goditur me thikë në bark, kofshë dhe brinjë fatkeqin, pasi fillimisht i ka kërkuar para.

Autorët u arrestuan, por familjarët e 73-vjeçarit po përjetojnë momente dramatike ankthi për shkak të kritikës së situatës së tij.

“Dy 24 orët e ardhshme janë shumë kritike”, tha nipi i 73-vjeçarit për Mega.

Ai tregon habinë e tij për këtë veprim të dhunshëm të autorëve teksa shprehet se i ka parë çdo ditë në ishull dhe nuk e imagjinonte se do të bënin diçka të tillë.

“Autorët ishin banorë të zonës. Ata punonin në ndërtim”, thotë konkretisht Nikos Stamoulis për të shtuar se xhaxhai i tij jetonte vetëm në shtëpi.

“Shtëpia nuk kishte para. Ata donin të vrisnin dajën tim që të mos i njihte”, shton ai.

“Kam rënë nga retë, i kam njohur fëmijët. I kemi parë përditë, jemi shoqëri e vogël. Jemi në shok”, thekson Stamoulis.

Historia e grabitjes

Dy shqiptarët fillimisht thyen dritaren e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ku 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari bënte roje.

Sipas ERT, kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur afërsisht 10 herë në bark dhe në teh të shpatullës. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur në shtëpinë më të afërt që gjeti.

Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga punonjësit e policisë së Departamentit të Sigurimit të Argostolit dhe Grupit të Parandalimit dhe Shuarjes së Krimit (OPKE) të Kefalinisë.

Etiketa: GreqiKryesore1Plagosjeshqiptaret

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Fier, autori në kërkim (EMRAT)

Plagosje me armë në qytetin shqiptar/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com