GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha në arrest, Salianji: Nuk është lajm i mirë, SPAK të hetojë zullumin qeveritar

20:44 - 30/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Batutat pa mikrofon, Salianji-Ramës: E ke hartim shumë të dobët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO-së, e cila miratoi kërkesën e SPAK, për vendosjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, i mbikqyryr nga policia, dhe pa u lejuar të takojë persona të tjerë, jashtë familjes së tij, me të cilët jeton.

Salianji shkruan se nuk kam asnjë kompleks të them se arrestimi i Sali Berishës nuk është lajm i mirë e është ditë dëshpëruese për demokratët e për opozitën.

“Duhet ta themi qartë e pa mëdyshje, Shqipëria sot vuan dhe lëngon nga korrupsioni agresiv e i pashembullt qeveritar i 10 viteve të fundit.

Jam i ndërgjegjshëm që nuk është e lehtë për drejtësinë e re të hetojë bosët e aferave me qindra milione euro! E për këtë e kemi inkurajuar!

Ama nëse duan t’i sherbejnë Shqipërisë, nëse duan të justifikojnë besimin e njerëzve, shpresat e pritshmeritë e tyre, SPAK e GJKKO, lypset të manifestojnë kurajo, guxim e forcê të tregojnë paanësi e pavarësi e të shkojnë tek burimi i zullumit në këtë vend”, shkruan Salianji.

Postimi nga Ervin Salianji

Që ditën e parë që jam angazhuar në politikë, kam kerkuar barazi para ligjit. Por, kthimi i heqjes së pandeshkueshmërisë si qëllim më vete, pa proçes të pastër ligjor e kushtetues, e pa prova të qarta e transparente, mund të jetë po aq e rrezikshme sa ruajtja e pandeshkueshmërisë. Selektiviteti me i keq se të dyja bashkë.

Që kur kam nisur të kem angazhim publik, kam shprehur si shqetësim themelor pandëshkueshmërinë, ka qënë pengesë thelbësore për vendin dhe të ardhmen e tij imuniteti i të fortëve ndaj ligjit! E mezipritur dita e renies së pandeshkueshmērisë.

Udheheqësit dhe politikanët që bejnë çte duan vetë mbi ligjin e mbi të tjerët, perfitojnë e ndërkaq predikojnë të kundërtën e kesaj, janë padyshim e keqja e kësaj shoqërie.

Nuk kam asnjë kompleks të them se arrestimi i Sali Berishës nuk është lajm i mirë e është ditë dëshpëruese për demokratët e për opozitën.

Nga ana njerezore solidarizohem me të plotësisht. Politikisht, ashtu siç deklaron dhe ai vetë, nuk kërkoj as nuk do të kerkoj kurrë trajtim preferencial ndaj tij. Por, do të doja që faktet të ishin të qarta, e kjo histori të mos ishte mbuluar nga mjegull njëanshmerie.

Duhet ta themi qartë e pa medyshje, Shqiperia sot vuan dhe lengon nga korrupsioni agresiv e i pashembullt qeveritar i 10 viteve të fundit.

Jam i ndergjegjshëm që nuk është e lehtë për drejtësinë e re të hetojë bosët e aferave me qindra milione euro! E për këtë e kemi inkurajuar!

Ama nëse duan t’i sherbejnë Shqipërisë, nëse duan të justifikojnë besimin e njerezve, shpresat e pritshmeritë e tyre, SPAK e GJKKO, lypset të manifestojnë kurajo, guxim e forcê të tregojnë paanësi e pavarësi e të shkojnë tek burimi i zullumit në këtë vend!

Nxitimi dhe masa e sotme ndaj Sali Berishës është joproporcionale, kufizimi i të drejtave politike shkel të drejtën kushtetuese për te ushtruar funksionin e deputetit dhe duket sikur pushteti gjyqësor i mbivendoset atij legjislativ!

Ky tejkalim i sensit të së drejtës përforcon perceptimin për drejtësi selektive.

Etiketa: berishaKryesore1SalianjiSpak

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
I dënuar për vjedhje dhe drogë, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

Plagoset me thikë shqiptari (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com