GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha në “arrest shtëpie”, Bylykbashi: vendimi maskarallëk politik

21:06 - 30/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Reforma territoriale, Bylykbashi: Duhet të bazohet në parime dhe jo pazare!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oerd Bylykbashi, deputeti i PD-së, e konsideron një “maskarallëk të pastër politik”, vendimin e GJKKO-së, që caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa kërkon reagimin e shqiptarëve lidhur me atë që e cilëson si një padrejtësi, Bylykbashi tha se sot Edi Rama, me dorën e SPAK dhe çekiçin e një gjyqtareje që me bindje ka shkelur disa here kushtetutën, po përpiqet të mos lejojë opozitën të luftojë regjimin e tij.

“Si rregull dikush arrestohet se është i rrezikshëm shoqërisht. Po, Sali Berisha është i rrezikshëm sepse u ktheu e kompensoi pronat 42.545 pronarëve. Jo vetëm kaq por mbi të gjitha është i rretikshëm sepse po ngre opozitën kundër regjimit të Ramës.

Si rregull dikush arrestohet sepse mund të prishë provat, por ndërkohë duke nxjerrë dokumente e fakte që SPAK i ka fshehur, Sali Berisha po pasuron provat dhe për këtë po arrestohet.

Si rregull dikush arrestohet sepse mund të largohet e t’i shmanget drejtësisë, por Sali Berisha është çdo ditë në krye të Opozitës në çdo cep të Shqipërisë, e do të vazhdojë të jetë. Siç e tha nënkryetarja socialiste e Kuvendit në mbledhjen për heqjen e imunitetit, arsyeja pse duhet arrestuar është se “Sali Berisha vazhdon mobilizon njerëz e na i sjell para Kuvendit”.

Nuk mund të ketë regjim me një drejtësi të pavarur. Por në Shqipëri sot ka një regjim sepse drejtësia është kthyer në armë politike. Mediat botërore shkruajnë se edhe presidenti kinez Xi Jinping përdori antikorrupsionin si mekanizëm për të kapur pushtetin dhe sot është po aq i fuqishëm sa Mao Ce Dun”, shprehet Bylykbashi.

Postimi i Oerd Bylykbashit

Në një postim në “FB”, Berisha shkruan:

“Sali Berisha sot nuk është formalisht i akuzuar, por megjithatë e arrestuan. Martin Nimoeller, nëse do ta ribënte perlën e tij me titull “Në fillim ata erdhën”, do të shkruante:

Në fillim erdhen për liderin e opozitës, por unë nuk fola se ai nuk më pëlqente. Më pas erdhën për opozitën, por nuk fola se isha pa parti. Kur erdhën për mua, nuk kishte mbetur më kush të fliste.”

SPAK thotë vetë se për Sali Berishën kanë vetëm dyshime të arsyeshme. Por dyshimi i arsyeshëm është në favor të personit nën hetim e jo të SPAK. Sot SPAK dhe GjKKO janë nën dyshimin e arsyeshëm se janë armë politike kundër opozitës.

Nuk kanë ende prova për akuzën që i bëjnë Sali Berishës. Kanë vetëm dyshimin e arsyeshëm se ka miratuar ligje dhe VKM në favor të dhëndrit të tij, trashëgimtar i një prej familjeve të mëdha pronare në Tiranë. Nëse prova të SPAK janë:

– Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave në fuqi nga 1993-2015 dhe vendimet e miratuara nga qeveria e Sali Berishes në zbatim të ligjit;

– 53.775 vendime ne favor të 42.545 subjekteve pronare që u ishin marrë pronat nga regjimi kriminal komunist që sot e trashëgon PS (Familja Begeja ku dhëndri i Sali Berishës është vetëm një prej 64 trashegimtarëve të vetëm një prej 42.545 familjeve pronare që përfituan nga aktet e Sali Berishës);

– 101.600 hektarë (troje, tokë bujqësore, pyje, kullotë, etj) të njohura e të kthyera fizikisht pronarëve legjitimë;

– 56.140 hektarë të njohura për kompensim;

– 2.903 objekte të njohura e të kthyera tek pronarët;

-3.341 prona shtetërore të ndërtuara mbi troje të pronarëve të shpronësuar nga komunizmi, për t’u privatizuar me të drejtë parablerje nga pronarët që rifituan pronësinë;

dhe të gjitha këto nga 1993-2012, atëherë Sali Berisha po akuzohet se ka qeverisur sipas programit të tij politik të votuar nga zgjedhësit. Praktikisht nën akuzë është vota e lirë dhe drejtësi më komuniste se kaq, nuk ka!

Sigurisht duhej të bënte më shumë, por SPAK dhe GjKKO po e akuzojnë Sali Berishën se të gjitha këto i paska bërë që të fshehë qëllimin për t’i kthyer disa qindra metra katrorë dhëndrit të tij.

Po e akuzojnë se ndërtuesi (korruptuesi aktiv) që ishte pronar i vjetër në të njëjtën pronë, ka korruptur dhëndrin e Sali Berishës (të korruptuarin pasiv) që t’i mbushte mendjen vjehrrit të tij kryeministër, që ky i fundit t’i mbushte mendjen Edi Ramës, kryetar i PS dhe i Bashkisë Tiranë, kryekundërshtari politik i Sali Berishës, që ai, Edi Rama, t’i ndërronte me firmën e tij destinacionin e truallit nga terren sportiv në truall ndërtimi dhe të jepte edhe lejen ndërtimit. Pra me firmën e Ramës të zhvillonin pronën e të bënin para.

Këtu këputet fija e logjikës së SPAK dhe GjKKO. Të arrish në këtë konkluzion duhet ose budallallëk ose maskarallëk, por nuk ka asnjë provë për të parën. Është maskarallëk politik i pastër.

Epo, pavarësisht kësaj, Sali Berisha sot është nën masën e arrestit në shtëpi, me urdhërin të mos komunikojë me asnjë përveç familjarëve.

Sali Berisha është kryetar i PD dhe lider i opozitës. Sot Edi Rama, me dorën e SPAK dhe çekiçin e një gjyqtareje që me bindje ka shkelur disa here kushtetutën, po përpiqet të mos lejojë opozitën të luftojë regjimin e tij.

Si rregull dikush arrestohet se është i rrezikshëm shoqërisht. Po, Sali Berisha është i rrezikshëm sepse u ktheu e kompensoi pronat 42.545 pronarëve. Jo vetëm kaq por mbi të gjitha është i rretikshëm sepse po ngre opozitën kundër regjimit të Ramës.

Si rregull dikush arrestohet sepse mund të prishë provat, por ndërkohë duke nxjerrë dokumente e fakte që SPAK i ka fshehur, Sali Berisha po pasuron provat dhe për këtë po arrestohet.

Si rregull dikush arrestohet sepse mund të largohet e t’i shmanget drejtësisë, por Sali Berisha është çdo ditë në krye të Opozitës në çdo cep të Shqipërisë, e do të vazhdojë të jetë. Siç e tha nënkryetarja socialiste e Kuvendit në mbledhjen për heqjen e imunitetit, arsyeja pse duhet arrestuar është se “Sali Berisha vazhdon mobilizon njerëz e na i sjell para Kuvendit”.

Nuk mund të ketë regjim me një drejtësi të pavarur. Por në Shqipëri sot ka një regjim sepse drejtësia është kthyer në armë politike. Mediat botërore shkruajnë se edhe presidenti kinez Xi Jinping përdori antikorrupsionin si mekanizëm për të kapur pushtetin dhe sot është po aq i fuqishëm sa Mao Ce Dun.

Kjo ndodh kur drejtësia kthehet në armë politike. Vendimi sot tregon se sistemi i drejtësisë është thellësisht i politizuar dhe duhet reformuar nga fillimi, që jo vetëm të jetë i drejtë, i pakorruptuar, i pakapur e i paanshëm, por duhet edhe të duket e ndjehet nga të gjithë njerëzit si i tillë. Përpara se të bëhet kjo, duhet të reagojmë!

Etiketa: berishabylykbashiGJKKO

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Ariana Grande flet për herë të parë për lidhjen e saj të re

Ariana Grande flet për herë të parë për lidhjen e saj të re

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com