GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Java e 13 e Superligës sjell derbi, ndeshjet dhe oraret

10:36 - 10/12/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Superliga, Laçi përballet me Skënderbeun, Vllaznia pret Tiranën në ‘Loro Boriçi’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të dielë do të nisë raundi i 13 i ndeshjeve në elitën e futbollit shqiptar. Ndeshjet e kësaj jave të Superligës janë planifikuar që të zhvillohen në tre ditë të ndryshme.

E diela do të sjellë dy takime Kastrioti-Egnatia do të ndeshen të parat në takimin e orën 13:45 në stadiumin e Kamzës. Ky takim pritet të jetë shumë i luftuar nga të dyja palët që ndodhen në zonën e rrezikut me krutanët që qëndrojnë në vend të fundit të tabelës me 5 pikë dhe rrogozhinasit që renditen të nëntët me 11 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të tetë.

Në orën 16:45 të kësaj dite Vllaznia do të presë korçarët në ‘Loro Boriçi’, në një ndeshje që pritet të jetë goxha interesante. Vendasit vijnë nga fitorja 1-0 ndaj Partizanit, teksa Skënderbeu ka triumfuar në shtëpi ndaj Egnatias me rezultatin 2-0 dhe kërkon një tjetër 3-pikësh që të largohet nga zona e rënies.

E hëna sjell dy supersfida të tjera, ndër të cilat është edhe derbi. Në orën 16:45 kemi përballjen mes kampionëve ende në fuqi dhe Kukësit. Teuta i është rikthyer fitores në takimin me Dinamon, 3-pikësh që i mori nga rezultati minimal 0-1, teksa Verilindorët vijnë pas disfatës 1-2 ndaj Laçit dhe po ashtu do kërkojnë të forcohen që të mos krijojnë shkëputje më të thellë në renditje nga Tirana e vendit të parë.

Teksa ora 19:45 do të risjellë derbi në kryeqytet, me Partizanin që do të presë Dinamon për këtë raund. Të dyja këto skuadra janë duke vuajtur mungesën e rezultateve. Aktualisht ‘Të kuqtë’ renditen në vend të 6 me 15 pikë, teksa ‘Blutë’ qëndrojnë një pozicion më poshtë me 13 pikë të grumbulluara deri më tani.

Ndeshja e fundit dhe që mbyll këtë javë është ajo midis Tiranës dhe Laçit. Të dyja këto ekipe janë në top formë dhe pritet që të hënën në orën 13:45 të kemi një supersfidë. Tirana vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Kastriotit, teksa Laçi fitoi një duel të fortë veri ndaj Kukësit.

‘Bardheblutë’ e kryeqytetit do tentojnë të shkëputen më tej në krye të tabelës, teksa kurbinasit kërkojnë t’i afrohen sa më shumë asaj, ndaj nga të dyja polet pritet të japin gjithçka në fushë.

Ndeshjet dhe oraret:

E dielë

Kastrioti-Egnatia (13:45)

Vllanzia-Skënderbeu (16:45)

E hënë

Teuta-Kukësi (16:45)

Partizani-Dinamo (19:45)

E martë

Laçi-Tirana (13:45)/K.T/Gijotina.com  

Etiketa: DerbindeshjeorareSuperliga

Lajme të lidhura

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026
Sport

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane
Sport

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore
Breaking Views

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

20:20 - 04/02/26
Para
Kuvendi i 11 dhjetorit, PD Vlorë publikon emrat e delegatëve që firmosën

Kuvendi i 11 dhjetorit, PD Vlorë publikon emrat e delegatëve që firmosën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se Komisioni i Ligjeve refuzoi të shqyrtojë në thelb projektligjin e PD-së për...

Lexo më shumë
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

15:08 - 05/02/26
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

14:47 - 05/02/26
Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë

Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë

14:32 - 05/02/26
Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com