GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Këto janë sëmundjet që shkaktohen drejtpërdrejt nga smogu

në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Këto janë sëmundjet që shkaktohen drejtpërdrejt nga smogu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitet e fundit, shkenca ka bërë përparime të mëdha për të kuptuar se si ndotja në qytetet tona është e lidhur me problemet tona shëndetësore. Ajri që thithim shpesh përmban toksina ose ndotës që shkaktojnë sëmundje, shpesh ato serioze. OBSH vlerëson se të paktën 7 milionë vdekje të parakohshme shkaktohen kryesisht nga ndotja e ajrit, veçanërisht në vendet urbane. Konkretisht, studiuesit drejtojnë gishtin kryesisht nga grimcat e imëta PM 2.5, grimca mikroskopike të pranishme në ajër dhe shumë të dëmshme.

Sëmundje kardiovaskulare

Një studim i vitit 2020, i titulluar ‘Stresi oksidativ në hulumtimin e ndotjes së ajrit’, llogariti se rreth gjysma e të gjitha vdekjeve që mund të lidhen me ekspozimin ndaj niveleve të larta të PM 2.5, të ashtuquajturat grimca të imta, janë vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspozimi i zgjatur ndaj këtij lloji të ndotjes, rrit gjasat për sulme në zemër dhe goditje në tru. Kanceri dhe tumori- Problemet e ndotjes nuk shkaktojnë vetëm raste të kancerit të mushkërive, siç besohet shpesh.

Në fakt, në një studim të titulluar ‘Rreziku i vdekshmërisë nga kanceri nga ekspozimi afatgjatë ndaj grimcave të imta të ambientit’, shpjegohet se sa të shpeshta, të shkaktuara nga smogu, janë edhe kanceret e gjirit, fytit, stomakut dhe mëlçisë. Për më tepër, një studim i kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Milano, lidhi incidencën e grimcave të imëta tek gratë që tashmë vuajnë nga kanceri i gjirit dhe identifikoi një rrezik në rritje të vdekjes midis 72% dhe 82% në pacientët e ekspozuar ndaj përqendrimeve të mëdha të PM 2.5

Shendeti mendor

Një studim i përbashkët midis universiteteve të Oksfordit dhe Pekinit në vitin 2023 tregoi se si ekspozimi i zgjatur ndaj smogut, duke përfshirë PM 2.5 dhe dioksidin e azotit, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe ankthit. Sikur të mos mjaftonte kjo, janë demonstruar edhe lidhje të ngushta midis ekspozimit të zgjatur ndaj smogut dhe fillimit të demencës.

Sëmundjet e frymëmarrjes

Sistemi i frymëmarrjes është një nga më të prekurit nga nivelet e larta të smogut në ajër. Në fakt, mund të variojë nga probleme jo aq serioze si kolla dhe gulçimi, deri te sëmundje vërtet të tmerrshme si kanceri i mushkërive dhe Sëmundja Kronike Obstruktive e Mushkërive (COPD).

Etiketa: semundje

Lajme të lidhura

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
Para
Nations League 2024-2025 çfarë duhet të dini për rivalët e Shqipërisë

Nations League 2024-2025 çfarë duhet të dini për rivalët e Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar
Sport

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

20:01 - 22/08/26

Drama pllakos futbollin portugez. Quevin Castro, një lojtar portugez që aktivizohet në Divizionin e Dytë të futbollit në vendin iberik...

Lexo më shumë
Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

19:38 - 22/08/26
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

19:18 - 22/08/26
Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

19:08 - 22/08/26
“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!

Barazimi 1-1 me Laçin, trajneri Gvozdenovic nuk fshihet: S’jam i kënaqur me rezultatin

19:04 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com