GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja me snajper në Vlorë, gazetari zbulon detajet: Dyshohet se u krye nga…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlorë/ Sinomati u qëllua me snajper në kokë, shoqërohen 15 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja raportohen lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vlorë, ku me një snajper, u qëllua për vdekje Gëzim Sinomati, teksa ndodhej në ballkonin e banesës së tij, duke pirë cigare.

Gazetari Enrik Mehmeti tha në emisionin “Open” në News24 se atentati është ndër më të organizuarit nga mënyra se si është kryer. Ai thotë se vrasja me snajper dyshohet të jetë kryer nga qitës profesionist.

“Mendohet se mund të ketë qenë person i huaj. Në vitet e fundit, ka pasur rreth tre atentate të tilla. Sa i përket autorëve, ka pasur një ndjekje të automjetit drejt stacionit të trenit dhe aty, falë edhe errësirës, autorët kanë arritur të largohen. Autori dyshohet të ketë qenë në sheshpushimin e një objekti tjetër prej rreth 35 metrash.

Viktima lëvizte lirshëm në qytetin e Vlorës, ndërsa familjarët e tij ecnin me automjete të blinduara. Në vendin nga ku është kryer qitja, nuk ka pasur lëvizje të banorëve. Vetë policia ka hedhur edhe një dyshim tjetër, është se autori mund të ketë qëlluar edhe nga një automjet në lëvizje. Nëse është realizuar nga automjeti tip BMW i bie që procezioni ka qenë shumë më i lartë. Ka shumë atentate që realizohen nëpërmjet automjeteve tip BMW.

Në atentatet e mëparshme janë përdorur kryesisht kallashnikovë dhe pistoleta, por në këtë rast është përdorur me një snajper me precizion të lartë. Hetimet që po kryhen është për shkak të dyshimeve se mund të jetë një ish-ushtarak i trajnuar mirë. I riu lëvizte në qytetin e Vlorës me automjet normal, ndërsa të afërmit lëviznin me mjete të blinduara, qoftë babai, qoftë edhe xhaxhai. Kohë më parë, një nga të afërmit e tij që iu bë atentat, u kontrollua nga policia brenda një automjeti të blinduar me dokumente të rregullta.

Pas kësaj ngjarje, mund të ketë një rizgjim të ngjarjeve kriminale. Viktima nuk ka pasur asnjë skedë kriminale dhe nuk është identifikuar si person problematik. Ka qenë një nga atentatet më të mirëorganizuara, që nga goditja, fikja e dritave e deri tek djegia e automjetit vetëm rreth 2 km larg. Aty nuk ka kamera sigurie. Po hetohet edhe se si është hequr energjia elektrike. Janë mbledhur rreth 50 kamera sigurie.

Etiketa: gazetariVloreVrasja

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
“Lamtumirë Perandor”, Duka: Sot humbi një prej simboleve, legjenda Beckenbauer

“Lamtumirë Perandor”, Duka: Sot humbi një prej simboleve, legjenda Beckenbauer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com