GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arratisja e “Fito” nga burgu, Ekuadori në “shtetrrethim”. 3 mijë agjentë dhe ushtria në rrugë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Arratisja e “Fito” nga burgu, Ekuadori në “shtetrrethim”. 3 mijë agjentë dhe ushtria në rrugë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekuadori është në kaos total. Presidenti i shtetit latin, Daniel Noboa, shpalli gjendjen e emergjencës në të gjithë territorin, përfshirë në sistemin e burgjeve, pas arratisjes së armikut kryesor të popullatës, Adolfo Macias, që mban nofkën “Fito”, i cili është bosi më i fuqishëm i një prej bandave më të mëdha të narkotrafikut.

Rreth 3 mijë agjentë janë vënë në ndjekje të tij. Ushtria e Ekuadorit doli masivisht në rrugë me mjete të rënda për të mundësuar rikthimin e rendit publik, veçanërisht në sistemin e vuajtjes së dënimit.

“Kam dhënë udhëzime të qarta për komandantët e policisë dhe ushtrisë që të ndërhyjnë për të marrë nën kontroll burgjet. Sapo kam firmosur dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme, në mënyrë që forcat e armatosura të kenë mbështetje të plotë, politike dhe ligjore, për veprimet e tyre.

Po marrim një shenjë se gjërat duhet të ndryshojnë në vendin tonë sepse ligjet tona nuk janë të mjaftueshme për të jetuar në paqe. Ne nuk negociojmë me terroristët”, tha presidenti i Ekuadorit.

Ushtria do të monitorojë dhe zbatimin e një shtetrrethimi nga ora 23 e darkës deri në 5 të mëngjesit.

Policia bëri me dije se bandat kanë rrëmbyer të paktën 4 efektivë. Për presidentin Noboa, kjo është kriza e parë e madhe e sigurisë, kur kanë kaluar vetëm dy muaj nga marrja e detyrës.

Disa ditë më parë, u arrestuar Fabricio Colon Pico, një nga liderët e bandës Los Lobos, që akuzohet se kërcënoi me jetë prokuroren e përgjithshme. Kjo ngjalli disa manifestime, brenda dhe jashtë burgjeve, duke sjellë një situatë kaotike.

Etiketa: arratisjeEkuadorFito

Lajme të lidhura

Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

SHBA ndryshon strategji/ Trump shpall “luftë ekonomike” ndaj Iranit, paralajmëron izolim të paprecedentë

08:32 - 20/08/26
Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
Botë

Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

17:06 - 19/08/26
Para
UEFA e fiksuar pas Asanit, jehonë 3 “perlave” të sulmuesit (VIDEO)

Përballja me Italinë në Euro2024, Asani: Do i shënoj nga largësia Donarumës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës
Aktualitet

Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

15:05 - 20/08/26

Një plagosje me armë zjarri është shënuar në lagjen “Rus” në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimor...

Lexo më shumë
PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

14:39 - 20/08/26
Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar

Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar

14:37 - 20/08/26
Plagoset me thikë një grua në Delvinë, detajet e para

Plagoset me thikë një grua në Delvinë, detajet e para

13:37 - 20/08/26
Festim emocional për Leo Messin, shënon golin e parë pas vdekjes së babait

Festim emocional për Leo Messin, shënon golin e parë pas vdekjes së babait

13:06 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com