GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha thirrje të rinjve: Mbushni rrugët e sheshet kundër Edi Ramës

19:10 - 10/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha thirrje të rinjve: Mbushni rrugët e sheshet kundër Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu drejtua me një thirrje studentëve dhe studenteve që të lënë auditorët dhe të nisin protestat kundër Edi Ramës.

Kreu demokrat, në fjalimin që iu mban çdo pasdite mbështetësve të tij nga dritarja e banesës ku ndodhet në “arrest shtëpie” pas vendimit të GJKKO, tha se të rinjtë e të rejat duhet të dalin në rrugë për ti thënë ndal shpopullimit të vendit.

“Sot, më shumë se gjysma e atyre që mbarojnë gjimnazet janë përjashtuar nga mesatarja për të hyrë në universitete.

Ata nuk kanë alternativë tjetër përveçse të largohen nga Shqipëria.

Sot, shkollat, gjimnazet, kanë bërë jo përpara, por kanë pësuar rënien më të madhe se në çdo vend tjetër të botës në 8 vitet e kësaj të keqe që quhet Edi Rama.

A nuk përbën për ju të dashur mësues dhe mësuese, të dashur gjimnazistë dhe gjimnazistë, një kambanë alarmi, rënia në pikiatë e cilësisë së arsimit tonë në 8 vite?

Studente dhe studentë, koha u thërret sot më shumë se kurrë, të ngriheni, të lini auditoret, të mbushni rruget dhe sheshet sepse universitetet tuaja po nuk u ngritët ju sot, pas 10 vitesh nuk do kenë më studentë.

Sepse pedagogët tuaj do largohen një nga një dhe vendin e tyre do e zënë trafikantët, kriminelët, militantët dhe injorantët.

Kurrë ndonjëherë, një rend, një sistem, një regjim nuk ka shkatërruar vendin dhe të ardhmen siç e shkatërroi Edi Rama në këto vite”, tha Berisha.

Sipas tij edhe rezultatet e Censusit tregojnë se në Shqipëri janë 1.5 mln njerëz, dhe kjo sipas ish-Kryeministrit është arsyeja që nuk publikohen rezultatet.

“Si ka mundësi që 1.1 milion shqiptarë ikën nga Shqipëria? Si ka mundësi që zbritëm më të keqpaguarit në rajon? Si ka mundësi që shpenzohen 1 miliard dhe nuk ndërtohet asgjë?

Si ka mundësi që mbyllen portet shekullore për të ndërtuar parajsat e Edi Ramës dhe banditëve të tij? Si ka mundësi që mashtrohemi dhe mashtrohemi? Ëndrra evropiane është bërë horizont që nuk kapet.

Kujtoni pak për një moment, vetëm dy muaj më parë, kur ju tha shqiptarëve se në dhjetor do keni një lajm të madh.

Cili ishte lajmi? Lajmi ishte mbyllja, moshapja e negociatave për kapitujt, sepse Edi Rama shkelmon opozitën, shkelmon Kushtetutën. Sepse Edi Rama nuk njeh ligj, nuk njeh moral, nuk njeh Kushtetutë përveç ambicieve të pushtetit të tij”, tha Berisha.

Një mesazh ish-Kryeministri e pati edhe për Edi Ramën, ndërsa u shpreh “Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës, kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve të lirë, kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve guximtarë, në të vërtetë, kjo është rruga e lirisë.

Por rruga e Surrelit është rruga drejt Pëllumb Gjokës, drejt McGonigalit, drejt Bajrëve, drejt Gjushit tënd.

Edvin, rruga e Surrelit është rruga e turpit, rruga e vjedhjeve, rruga e krimit, rruga pa të ardhme, rroga qorr, rruga pa fund”.

Etiketa: ballkoniberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Ish-Kryeministri u përgjigjet Rilindasve: O budallenj, jam Sali Berisha unë…

Ish-Kryeministri u përgjigjet Rilindasve: O budallenj, jam Sali Berisha unë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com