Mino Raiola foli për të ardhmen e Erling Haaland duke thënë se sulmuesi mund të transferohet vetëm në një ekip të madh, pasi të largohet nga gjermanët e Borussia Dortmund.
Ndër ekipet që italiani i cilësoi të mëdha ishin Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich dhe Barcelona. Por gjesti që agjenti bëri kur foli për Barçën, nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve katalanas.
Raiola lëvizi dorën dhe bëri një mimikë të tillë që nënkuptonte se ndoshta Barcelona nuk është më një ekip aq i madh.
Këtë sezon katalanasit do ta vazhdojnë në Europa League, pasi u eliminuan nga Champions në një humbje turpëruese ndaj Bayern. Ndërkohë, në kampionatin spanjoll Barça ndodhet në vendin e shtatë.
? | Mino Raiola talking about clubs that want Erling Haaland.
— infosfcb (@infosfcb) December 10, 2021
Note: he puts more emphasis on Barcelona. pic.twitter.com/8c39wvs5DG
Discussion about this post